Trajnim: Menaxhimi i Burimeve Njerezore
Kurs 6 mujor (Shtator 2018-Shkurt 2019):
“Punonjës në Burime Njerëzore “
Seminare/ trajnim një herë në muaj, e premtja e fundit e muajit ,
ora 09.00-17.00 Data 28 Shtator 2018
Lektore: PhD. Elida Motro Iljazi
Dhoma e Tregetise dhe Industrise, Tiranë
- Objektivat dhe cfarë do trajnohet?
Moduli “Menaxhimi i Burimeve Njerëzore – Tema të lidhura me efektivitetin dhe njerezit në biznes “është nje 20 oresh ne muaj (8-orësh interaktiviteti grupi ne seminar dhe 12-orësh interaktiviteti ne grup dhe one-to-one online me slot-e te personalizuara sipas kerkesave gjate te premteve dhe deshires se individieve pjesemarres dhe/ose bizneseve nga vijne)
Nje teme e dedikuar ne muaj, sipas planit:
- teori dhe interaktivitet gjate seminarit ne grup (e premtja e fundit e muajit),
- zbatim dhe aplikim I temes se dedikuar gjate seminareve ne grup e individuale online (tri te shtunat pasardhese)
Temat e dedikuara te Burimeve Njerezore:
- Muaji: Planifikimi i njerezve si aset baze ne biznes ose OJF
- Muaji: Rekrutimi e seleksionimi I punonjesve
- Muaji: Vendosja e objektivave ne lidhje me pagen/etj,
- Muaji: Kontratat e punes, ligji dhe procedurat
- Muaji: Formimi i punonjesve, karriera ne biznes/organizate
- Muaji: Vleresimi i Performances / marrja e masave disiplinore
- Kush mund të marrë pjesë?
- Specialistët dhe cilëtdo që kryejne funksione te BNj në kompani
- Të punësuar të tjerë të cilët aspirojnë të përparojnë në karrierën e tyre në manaxhim të kompanisë duke fituar njohuri funksionale të manaxhimit të
- Të papunësuar të cilët aspirojnë të futen në punë ne manaxhimin e BNj.
- Objektivat
Objektivat mësimore të këtij moduli janë që t’u japë pjesëmarrësve mundesine:
- Të dijë bazen menaxheriale te një organizimi të departamentit të burimeve njerëzore për kompani me status të ndryshëm duke filluar nga një biznes i vogël dhe duke përfunduar tek koorporata.
- Të dijë të marrë pjese ne planifikimin e burimeve njerëzore për periudhe afatgjate (vjetore) dhe zbatuese/operacionale
- Të njohë si të zbatojë në praktikë procedurat e rekrutimit dhe të seleksionimit. Të dijë të ndertoje kanalet brenda biznesit/organizates qe cojne ne realizimin e tyre me kosto te kontrolluar
- Të dijë te konceptojë/ ndjeke/ kontrolloje e disiplinoje në praktikë organizimin e punës sipas sistemeve/ procedurave ne fuqi
- Të njohë në praktikë metoda dhe instrumente të ndryshme të motivimit te punonjesve duke mesuar te të analizojë shkallën e motivimit të burimeve njerëzore, shkaqet e mos motivimit dhe të japë rekomandime për të përmirësuar situatën.
- Të dijë te ndertoje planin e venjes ne praktike direkte ndryshuese te mesimeve te marra nga moduli ne nje muaj pas tij (te monitoruar online nga lektorja) ne bizneset nga vijne për te sjelle ndryshimin ne maksimizimin e asetit njeri
- Niveli i kërkuar i perkushtimit
- Kandidatet – aspirante per te hyre ne Burimet Njerezore te kene patjeter nje shkollim te pergjithshme jo me poshte se niveli Bacheloir;
- Punonjes aktuale te BNJ ose ne funksione te ngjashme ne një nivel fillestar ose mesatar të cilët duan te bejne ne kompanite nga vijne trajnimeve te BNj si ToT.
- Zhvillimi i kursit
Pjesëmarrja është e limituar. Në këtë modul përfshihen forma pune interaktive të leksionit alternativ, konsultës së drejtpërdrejtë personale, (vete)testimit online dhe te dretperdrejte; punës në grup , sesione coaching gjatë takimit trajnues dhe mbështetje online (nje muaj) pas takimit trajnues përgjatë perpilimit të planit personal zhvillues per 2018 te dale nga trajnimi. Angazhimi i shpeshte ne “role play” do të reflektojë detyra specifike ne situata reale të modulit ne biznes/organizate. “Detyra e shtepise A.C.T” nga ky trajnim perben nje Plan Veprimi Zhvillues per cdo pjesemarres te targetuar te mundesojne sjelljen e ndryshimit konkret e te matshem ne manaxhimin e Burimeve Njerezore ne biznesin/ organizaten nga vjen kandidati duke synuar rritjen e efikasitetit te kandidatit dhe pasurimin e biznesit me dokumentat bazike strukturore te Burimeve Njerezore. Koha e trajnimeve është shumë intensive, me përqendrim të plotë si dhe dëfryese njëkohësisht.
Lektori
Elida Motro-Iljazi Ph.D, është CEO dhe themeluese e kompanisë “EMI Coaching and Consulting”, (www.emi-cc.com) një firmë e angazhuar për përmirësimin e performancës së individëve dhe skuadrave në tregun e punës. Elida vazhdon studimet kerkimore te doktoratures ne Vjene, Universiteti i Shkencave te Aplikuara Eisenstadt ne fushen e menaxhimit te Burimeve Njerezore. Kjo erdhi pasi ka perfituar Certifikaten-Master nga Cornell University në New York per Studimet per Burimeve Njerëzore, si dhe Master në Marketing në Universitetin Ekonomik të Tiranës dhe nje B.A. diplomë nga Universiteti i Tiranës. Ne 2016-17 ajo ishte lektore dhe pike kontakti per Shqiperine per programin nderkombetar te qeverise suedeze per zhvillimin e sektorit privat e atij publik, program i iniciuar e zbatuar prej 15 vjetesh nga SIDA, SIPU e JARSKOG KONSULT[2] me pjesemarres nga 5 vende te Europes.
Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit ==> Formular Aplikimi
Kontakt: Ornela Sulce
E-mail: ornela_sulce@cci.al
Tel: +355 (0) 45 800 934