Trajnim me Eksperte te Ekonomise ne Procesin e Fiskalizimit, Procedurat Tatimore, Tvsh
E gjithë Shqipëria është përfshirë në procesin e Fiskalizimit që prej fundit të vitit 2020, duke bërë përgatitjet me rëndësi për përfshirjen në sistemin e digjitalizuar fiskal.
Nisur nga kerkesat e bizneseve , anetare te Dhomes mbi Ndryshimet e Fundit Legjislative, Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane do te organizoje Trajnimet
- Trajnim mbi Procesin e Fiskalizimit “Per faturen dhe sistemin e monitorimit te qarkullimit” 18-21 qershor
- Procedurat Tatimore / 23-24 Qershor
- Ligjin e ri te TVSh te ndryshuar 25-28 Qershor
- Ky program trajnimi permban informacion te detajuar ne lidhje me procesin e Fiskalizimit, hapat dhe proceduren qe duhet te ndjekin tatimpaguesit te cilet kane detyrim leshimin e Fatures. Ky trajnim bazohet në ligjin Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar, si dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij. Do të trajtohen konceptet e reja në lidhje me Faturën, pagesat me dhe pa para në dorë, procedurat që duhen ndjekur dhe elementet e nevojshëm për procesin e Fiskalizimit, si dhe zbatimi në praktikë nëpërmjet demonstrimit konkret, me qëllim finalizimin me sukses të kësaj reforme të nisur.
- Programi do të mbështetet në ligjin nr. 92/2014, date 27.07.2014 per Tatimin mbi Vleren e Shtuar ne RSH i ndryshuar
Dhe ligji Nr 8438.28.12 1998 Per tatim mbi te ardhurat i ndryshuar
- Programi do të mbështetet në ligjin “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqiperisë”, të përditësuar, duke përshkruar sidomos pikat më kyçe që hasin bizneset sot.
KUSH MUND TE PERFITOJE
Trajnimi është i përshtatshëm për të gjithë subjektet tatimpagues, të cilët janë subjekt i ligjit nr.87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar, pavarësisht fiskalizimit nëse kanë përsona fizikë apo juridikë, etj
Tatimpaguesit qe, ne baze te Ligjit, kane detyrim per te leshuar fatura:
LEKTORE:
- Rozana Celmeta
Rozana Çelmeta, aktualisht Pergjegjese ne Sektorin e SHerbimit per Tatimpaguesit ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, e ushtron kete detyre prej vitit 2008, nderkohe eshte pjese e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve prej Qershor 2007.
Nje nder ekspertet me te mira ne fushen e Fiskalizimit dhe Trajnuese dhe Konsulente ne shume kompani dhe Institucione brenda dhe jashte Tiranes.
Me një përvojë 27 vjeçare në nivele drejtuese në sektorin privat dhe në Administratën Tatimore, sjell me një qasje konkrete të gjithë dijen që duhet të zotëroni; ndryshimet ligjore sipas paketave fiskale, rregullat e reja të fiskalizimit, menaxhimin e duhur në ndjekjen e procedurave tatimore. Duke ndërvepruar përmes shembujve të ilustruar dhe zgjidhjeve konkrete, znj.Çelmeta ofron ekspertizën për të cilën keni nevojë
- Arben Hasani
Arben Hasani ka një eksperiencë të konsoliduar të legjislacionit tatimor ne Shqipëri , interpretimin e ligjeve fiskale dhe tvsh, nje këshillues i klientëve vendas dhe të huaj .
Ai gjithashtu ka qenë i përfshirë në projekte të ndryshme me dhënien e konsulencës fiskale mbi çështje lidhur me tatimet e korporatave, procedurat tatimore, TVSH-në, tatime të tjera direkte dhe indirekte
Ka eksperience ne Trajnime qe nga Viti 2017, ne fushen e Trajnimeve qe lidhen me ndryshimet ligjore ne drejtorine rajonale.
- Artur Papajani
Trajnimi do te udhehiqet dhe nga Prof. Artur Papajani, nje nder ekspertet me te mire ne Sherbimin e Tatim Paguesve
METODOLOGJIA
Shembuj, pyetje pergjigje te mbledhura gjate konsultimit publik per projektligjin dhe bazuar ne pervojen e vendeve te tjera qe tashme kane nje sistem te ngjashem fiskalizimi
Detaje dhe shembuj te rinj pas dakortesimit te udhezimeve per ligjin e ri.
Zbatimi i legjislacionit nëpërmjet diskutimit të rasteve konkrete në praktikë
Trajnimet do te zhvillohen me vete 3x 2 Dite per secilin Tajnim
Trajnimi do te organizohet tek Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane.
Ne varesi te kerkesave tuaja, Trajnimi do te organizohet paralelisht dhe online, per ata, te cilet nuk do jene fizikisht.
Oraret dhe datat mund te pershtaten ne varesi te kerkesave juaja
Ju lutem gjeni bashkangjitur Programin e detajizuar per secilin Trajnim.
Ju lutem dergoni rregjistrimin sipas Interesit qe juve keni
PAGESA:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 60 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të secilit Trajnim
Afati I Aplikimit
Ju lutem shikoni Programin bashkangjitur
Per me shume informacion , ju lutem na kontaktoni.
- Ajsela TELI
- Coordinator
- Chamber of Commerce & Industry Tirana
- Rruga e Kavajes, Bld 2/2
- 1001 Tirana, Albania
- Tel: +355 (0) 45 800 934 | Cel: +355 69 9712964
- E-mail: ajsela_teli@cci.al| Web: www.cci.al
Programi mbi Procedurat Tatimore
Programi mbi Trajnimin e Fiskalizimit[/bsf-info-box]