TRAJNIM/ Mbrojtja e të Dhënave Personale
TEMA: “Mbrojtja e të Dhënave Personale”
Më shumë se një Detyrim Ligjor për Shoqëritë Tregtare
Lektore: Av. Fabiola Ismaili
DATAT: 8-9 Shkurt
ORA: 16:00-19:00
Përshkrimi:
Trajnimi ka në fokus njohjen me kuadrin ligjor të kësaj fushe, parimet kryesore të përpunimit të të dhënave personale, të drejtat e subjektit të të dhënave (individit) si informimi, aksesi, korrigjimi, etj., apo detyrimet e kontrolluesit për një proces të sigurt. Gjithashtu, ky trajnim synon ndergjegjësimin për një vlerësim të drejtë të mundësive që ofrojnë të dhënat që një shoqëri tregtare disponon.
Programi
- Këndvështrim i plotë mbi legjislacionin mbi mbrojtjen e të dhënave në Shqipëri;
- Kontrolluesi dhe përpunuesi, figurat në qendër të ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave;
- Hartimi i të gjitha dokumenteve të shoqërisë tregtare mbi privatësinë;
- Kominisioneri mbi të drejtën e informimit dhe mbrojtjes së të dhënave, kompetencat dhe sanksionet për respektimin e ligjit;
- Drejt një legjislacioni konform me atë europian dhe mbi ndryshimet që priten me ligjin e ri;
- Case Study dhe raste praktike
Metodologjia
Një trajnim dyditor prej 3 orësh në ditë. (Prezantime, diskutime në grup, punë në grup dhe prezantime nga grupet). Përdorimi i rasteve të biznesit sipas interesit që kanë. Pjesëmarrje me raste konkrete nga trajnuesit. Një qasje ku trajnuesit dhe pjesëmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre. Pjesëmarrësit në trajnim do të inkurajohen të diskutojnë raste praktike, mbi të cilët ata kanë njohuri apo të diskutojnë mbi probleme që mund t’u lindin gjatë lidhjes së kontratave dhe gjatë trajtimit të të dhënave në punën e tyre të përditshme.
Lektor
Av. Fabiola Ismaili është avokate në Shqipëri prej vitit 2007 dhe praktikante e abilituar në Itali prej gati 10 vitesh. Me eksperiencë shumëvjeçare në të drejtën civile në të dyja vendet, kohët e fundit ka themeluar kompaninë e saj nëpërmjet të cilës i ofrohet konsulencë ligjore dhe fiskale kompanive italiane dhe shqiptare që dëshirojne të investojnë në të dyja shtetet. Përveç praktikës ligjore, ka qenë administratore e dy kompanive italiane që merren me investime në fushën e pasurive të paluajtshme dhe kartolarizimin e kredive. Në vitet e fundit ka qenë referuese në kurse formimi si në Itali, ashtu dhe në Shqipëri, duke trajtuar tema që kanë të bëjnë me të Drejtën Ndërkombëtare Tregtare apo Administrimin e Bizneseve.
Objektivat
Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësi do të jetë në gjendje të vleresojë siç duhet potencialin e të dhënave që shoqëria e tij disponon dhe përpunon në punën e përditshme, të hartojë siç duhet dhe në përputhje me ligjin gjithë dokumentacionin e lidhur me trajtimin e të dhënave, të ketë të qartë informacionin që duhet t’i ofrojë klientëve dhe partnerëve të vetë, të njihet me ndryshimet që priten në legjislacionin e brendshëm në këtë fushë dhe të rregullojë mangësitë dhe defektet që mund të përmbajnë dokumentet, website-t dhe faqet social të shoqërisë.
Pjesëmarrësit do të njihen me risitë e legjislacionit ndërkombëtar në këtë fushë, kryesisht me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave Personale (GDPR) në Bashkimin Evropian.
Afati i Aplikimit
24 janar
Certifikatë
Të gjithë pjesëmarrësit në fund të kursit do të pajisen me certifikatë.
Vendi:
Trajnimi do të organizohet te Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë | Salla e Trajnimeve
Për të aplikuar, ju lutem plotësoni fomularin: Mbrojtja e te Dhenave Personale
Ajsela TELI
Drejtuese e Trajnimeve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë
Rruga e Kavajës, Bld 2/2
1001 Tirana, Albania
Tel: +355 (0) 45 800 934 | Cel: +355 69 9712964
E-mail: ajsela_teli@cci.al| Web: www.cci.al