Trajnim mbi Ligjin per Procedurat Tatimore & Ligji per Tatim mbi te ardhurat i ndryshuar
Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane , pas Perfundimit te Trajnimit me sukses mbi “Procesin e Fiskalizimit”, dhe Ligjin e Ri te Tvsh te ndryshuar, do te vazhdoje organizimin e Trajnimeve mbi:
- Ligji Nr 9920 atë 19.05.2008 per Procedurat Tatimore I ndryshuar
- Ligji Nr 8438 datë 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, I ndryshuar
KUSH MUND TE PERFITOJE
Përfituesit e trajnimit do të jenë te gjithe punonjesit qe i perkasin stafit te departamentit te financës përgjegjës per raportimet fiskale dhe përgatitjen e pasqyrave financiare
Ky trajnim do t’ju vijë në ndihmë pjesëmarrësve për të marrë njohuri se si të menaxhojnë riskun tatimor në biznes, të njohin të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesve, mënyrën se si mund dhe duhet ta mbrojnë veten si edhe çfarë duhet të dijë tatimpaguesi para kontrollit tatimor .
Do ti ndihmoje per Ligjin mbi Tatimin mbi Fitim dhe Tatim mbi te Ardhurat Personale.
LEKTORE:
1. Arben Hasani
Arben Hasani ka një eksperiencë të konsoliduar të legjislacionit tatimor ne Shqipëri , interpretimin e ligjeve fiskale dhe tvsh, nje këshillues i klientëve vendas dhe të huaj .
Ai gjithashtu ka qenë i përfshirë në projekte të ndryshme me dhënien e konsulencës fiskale mbi çështje lidhur me tatimet e korporatave, procedurat tatimore, TVSH-në, tatime të tjera direkte dhe indirekte
Ka eksperience ne Trajnime qe nga Viti 2017, ne fushen e Trajnimeve qe lidhen me ndryshimet ligjore ne drejtorine rajonale.
Ka zhvilluar dhe shume Trajnime me Studion Private Parid.
Gjithashtu, ajo ka ofruar shërbime të kontabilitetit, këshillimeve tatimore dhe taksave si dhe mbështetje të plotë për kompani të ndryshme gjatë procedurave të rimbursimit të TVSH-së, kontrolleve tatimore dhe proceseve gjyqësore.
2. Prof. Artur Papajani
Trajnimi do te udhehiqet dhe nga Prof. Artur Papajani, nje nder ekspertet me te mire ne Sherbimin e Tatim Paguesve
METODOLOGJIA
Zbatimi i legjislacionit, Procedurave Tatimore nëpërmjet diskutimit të rasteve konkrete në praktikë, duke u bazuar ne Profilin e cdo Kompanie Pjesemarrese
Kohezgjatja e Trajnimit do te jete 2 dite , 30 qershor & 1 Korrik
Trajnimi do te organizohet tek Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane.
Ne varesi te kerkesave tuaja, Trajnimi do te organizohet paralelisht dhe online, per ata, te cilet nuk do jene fizikisht.
Ju lutem gjeni bashkangjitur Programin e detajizuar per Trajnimin Procedurave Tatimore
PAGESA:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 60 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të secilit Trajnim
Afati I Aplikimit
29 Qershor 2021
Per me shume informacion , ju lutem na kontaktoni.
Faleminderit!
Ajsela TELI
Drejtuese e Trajnimeve
Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane
Rruga e Kavajes, Bld 2/2
1001 Tirana, Albania
Tel: +355 (0) 45 800 934 | Cel: +355 69 9712964
E-mail: ajsela_teli@cci.al| Web: www.cci.al
Programi mbi Procedurat Tatimore Ligji i Ndryshuar[/bsf-info-box]