Trajnim – Kodi i punes

Trajnim Rregjimet Doganore dhe Deklarimi i Mallrave në Doganë

Trajnim – Kodi i punes

KODI I PUNES

Lektor: Ledio Milkani

2-3 Qershor

 

QËLLIMI I PROGRAMIT TE TRAJNIMIT

Pjesëmarrësit të jenë të aftë që në përfundim të trajnimit të kuptojnë dhe perdorin ne punen e tyre: Ndërtimin e legjislacionit të punës, pjeset perberese te tij, te drejtat dhe detyrimet e palëve në një marredhenie pune, sanksionet ligjore të parashikuara në rast tëshkeljes së ligjit, parandalimin dhe trajtimin e konflikteve individuale në pune, respektimin e ligjit në marrjen në punë dhe largimin nga pune të punëmarresve, analizimin e kontrates individuale të punës në aspektin praktik të saj, njohjen dhe përvetësimin e elementeve ligjore dhe praktikë të pjesëve përbërese të legjislacionit të punes si dhe elementet më të rëndësishëm ligjore si dhe efektet e tyre lidhur me krijimin, funksionimin dhe zgjidhjen e marrëdhënies së punës/kontratës së punës individuale pa pasoja financiare apo ligjore. Proceset e inspektimit te punes dhe rregullat mbi sigurine dhe shendetin në punë si dy nga proceset më tërendesishme të mbikqyrjes së zbatimit të legjislacionit të punës.

 

METODOLOGJIA

Një trajnim 2-ditor prej 4 orësh në ditë (nga 15.30-19:30). Prezantime, diskutime në grup, punë në grup dhe prezantime nga grupet. Përdorimi i rasteve të biznesit, pjesëmarrje me raste konkrete nga trajnuesit. Një qasje ku trajnuesit dhe pjesmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete

Info (Oraret mund te ndryshojnë në varësi të kërkesave tuaja)

 

KUSH MUND TE PERFITOJE

Përfituesit e trajimit mund janë juristë të shoqërive tregtare ose administratorë të tyre, persona fizike të cilët kanë numër të konsiderueshëm të punësuarish ose drejtues biznesesh të mesme, drejtues burimesh njerëzore, ekonomiste shoqerish tregtare, si dhe studente apo te diplomuar ne fushen e drejtesise apo ekonomikut per te krijuar nje kendveshtrim praktik mbi legjislacionin e punes dhe zbatimin e tij në praktikë.

 

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT

Dita e parë (1)
1. Përbërja e legjislacionit të punës, sanksionet dhe rëndësia në praktikë
2. Aspekte ligjore dhe kontraktuale të ndërtimit të marrëdhënies së punës (kompani-punonjës)
3. Institucionet qe mbikqyrin zbatimin e legjislacionit të punës dokumentacioni dhe llojet e vizitave inspektuese
4. Inspektimi i punes dhe siguria dhe shendeti ne pune
(Raste praktike, shembuj dhe diskutime)

Dita e dyte (2)

1. Aspekte ligjore dhe praktike të kontratës së punës
2. Dokumentacioni për zgjidhjen e kontratës individuale të punës
3. Elementët e rendesishem të kontratave individuale te punes
4. Efektet e kontratave individuale të punës ne kompani
(Raste praktike, shembuj dhe diskutime)

 

LEKTOR: Ledio Milkani (Avokat & Konsulent Ligjor per Shoqerite Tregtare)

Ledio Milkani, themeluesi dhe administratori i “Praktikë Juridike” ka përfunduar studimet e larta jashtë vendit i diplomuar si MSC per Shkenca Juridike. Ka punuar si ekspert ligjor dhe i marredhenieve te punes në administratën publike. Ka punuar në disa institucione qëndrore (mes tyre Ministria e Punes,).

Ka qënë pjesë e shërbimit civil, anëtar i komisioneve, komiteteve, bordeve dhe grupeve të ndryshme të punës për përgatitjen dhe zbatimin e legjsialcionit shqiptar në fushëm e punës, punësimit dhe formimit profesional, inspektimit të punës, legjislacionit për të huajt, për agjencitë private të punësimit, konventave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Legjislacionit të Bashkimit Evropian, Kartës Sociale Europiane, Konventës së të Drejtave të Fëmijëve, Konventës e OKB për shitjen ndërkombëtare të mallrave, legjislacionit te sigurimeve, pensioneve private, etj. Ka qene anëtar i grupit negociator për nënshkrimin e MSA (Marrëveshjes së Stabilizimim Asociimit) nga viti 2003-2006 per (Kapitullin e Ceshtjeve Sociale dhe Marredheniet e Punes). Trajner i certifikuar nga ITAP (Instituti i Trajnimit të Administratës Publike sot (ASPA). Përgatitës dhe trajner i certifikuar nga ITAP në Trajnimin e Përgjithshëm te Niveleve të Larta Drejtues të Administratës Publike 2004-2005.

Avokat i licensuar qe nga viti 2006 dhe ka ushtruar veprimtarinë si Këshilltar Ligjor & Biznesi, për shoqëri tregtare të ndryshme, ka qene ekspert ligjor i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë si dhe organizatave të ndryshme të punëdhënësve dhe organizatave të ndryshme sindikale. Ka qënë pjesë e bordeve drejtuese në shoqëri të ndryshme tregtare, drejtues në departamente ligjore etj.

Aktualisht eshte themelues dhe Administrator i “Praktike Juridike” Kompani trajnimesh ligjore per juriste, Partner prane Zyres Ligjore Damiani & Partners shpk dhe Drejtues i Departamentit Ligjor prane shoqerise KADIU sha dhe “Kadiu Grup”.

 

Për më shumë informacion dhe për tu rregjistruar ju lutem klikoni:

Formular-Aplikimi-.Kodi i Punes

Njoftim Trajnimi per Kodin e punes

 

Ajsela TELI
Drejtuese Trajnimesh
Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane
Rruga e Kavajes, Bld 2/2
1001 Tirana, Albania
Tel: +355 (0) 45 800 934 | Cel: +355 69 9712964
E-mail: ajsela_teli@cci.al| web: www.cci.al

Share this post