Trajnim: “Instrumentat financiare te BE-se per NVM-te ne Shqiperi”

Trajnim: “Instrumentat financiare te BE-se per NVM-te ne Shqiperi”

Trajnim: “Instrumentat financiare te BE-se per NVM-te ne Shqiperi”

Lektore:     Znj. Ornela Cuci dhe Znj. Jonida Naska

Data:          18-19 maj 2017

Orari:          16:00- 20:00

Objektivi

Njohja me programet e BE mbi financimin dhe permiresimin e aksesit ne instrumentat e financimit nga ana e Nderrmarjeve te Vogla dhe te Mesme ne Shqiperi.

Objektiva specifike:

  • Rritja e aksesit ne financime dhe permiresimi i aksesit ne tregje te NVM-ve.
  • Promovimi i forcimit te konkurreshmerise dhe qendrueshmerise se NVM-ve.

Përshkrimi i Programit

Trajnimi do te organizohet sipas programit te meposhtem:

  • Njohja e Ndermarrjeve te Vogla dhe Mesme ne Shqiperi me Programet e BE-se, Horizon 2020, Programi Cosme, Programin IPA, Erasmus for Entrepreneurs.
  • Cilat jane shtyllat e financimit te Programeve te BE-se per NVM-ve.
  • Sektoret qe financojne Programet e BE dhe menyrat e financimit te NVM-ve
  • Plani i veprimit mbi konkurrueshmerine 2020 dhe edukimi mbi sipermarrjen.
  • Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve ose EEN, Enterprise Europe Network mbi mbështetjen dhe zhvillimin e sektorit të biznesit.
  • Strategjia e Aplikimit, kriteret e vleresimit dhe kushtet e aplikimit.
  • Hapat konkrete te aplikimit  te NVM ne Programet e Financimit te BE-se.
  • Shembuj dhe praktika te mire te aplikimit ne Programet e Be-se.
  • Diskutime dhe rekomandime perfundimtare te trajnimit.

Kush janë përfituesit

  • Ndermarrjet e Vogla dhe te Mesme ne Shqiperi.
  • Institucione publike dhe private te cilat zbatojne instrumentat ekonomiko-financiare.
  • Institucionet Arsimore te interesuara mbi Programet mbeshtetese te BE-se.
  • Shoqatat e Biznesit qe operojne ne Shqiperi.
  • Organizatat e Shoqerise Civile me baze komunitare dhe fokus zhvillmin socio-ekonomik lokal.
  • Individe dhe specialiste ne fushen e ekonomise, financave dhe marredhenieve nderkombetare.

Metodologjia

Ky trajnim parashikohet te jete 2 ditor i strukturuar sipas programit te paraqitur dhe duke synuar pjesmarrjen maksimale te bizneseve te interesuara ne instrumentat e financimit te BE-se.

Modeli i trajnimit do te jete trajnim ne grupe te perfaqesueseve te NVM-ve ne Shqiperi ne nje qasje ku trajnuesit dhe pjesmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete. Do perdoren raste konkrete mbi strategjite e aplikimit ne Programet e BE-se, Horizon 2020, Programi Cosme, Programin IPA, Erasmus for Entrepreneurs.

Ky trajnim synon zhvillimin e njohurive, zotesive dhe qendrimeve, nje perpjekje per te lehtesuar nxenien e kompetencave te lidhura me aplikimin ne Programet e BE me qellim permiresmin e situates financiare dhe aksesit  ne tregje te NVM ne Shqiperi.

Perfitimet e shumta qe sjell trajnimi shtrihen ne nivele te ndryshme si lokale dhe kombetare, por dhe organizative dhe individuale.

Rritja e produktivitetit individual dhe organizativ eshte nje nga efektet kryesore qe ky trajnim do te arrije. Trajnuesit pjesmarres kane eksperience te gjate mbi perdorimin dhe zbatimin e instrumentave financiare te BE-se.

Instrumentat metodike qe do te perdoren ne trajnim jane gjitheperfshirese dhe bazohen ne te mesuarit ne grup por dhe te mesuarit e personalizuar per tema te vecanta te trajnimit duke synuar nivelin optimal te pritshmerive.

Elemente te vecante te programit te planifikuar ne zbatimin e trajnimit, bazohen dhe ne karakteristikat individuale te pjesmarresve te NVM sipas sektoreve ku shtrijne aktivitetin e tyre duke sigururar suksesin dhe feedback e duhur ne perfundim te tij.

PROGRAMI

Dita 1.

Tema 1: Njohja e Ndermarrjeve te Vogla dhe Mesme ne Shqiperi me Programet e BE-se, Horizon 2020, Programi Cosme, Programin IPA, Erasmus for Entrepreneurs.

Tema 2: Cilat jane shtyllat e financimit te Programeve te BE-se per NVM-ve.

Tema 3: Sektoret qe financojne Programet e BE dhe menyrat e financimit te NVM-ve

Tema 4: Plani i veprimit mbi konkurrueshmerine 2020 dhe edukimi mbi sipermarrjen.

Tema 5: Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve ose EEN , Enterprise  Europe Network mbi mbështetjen dhe zhvillimin e sektorit të biznesit.

Dita 2

Tema 1: Strategjia e Aplikimit, kriteret e vleresimit dhe kushtet e aplikimit.

Tema 2: Hapat konkrete te  aplikimit  te NVM ne Programet e Financimit te BE-se.

Tema 3: Shembuj dhe Praktika te mire te aplikimit ne Programet e Be-se.

Tema 4: Diskutime dhe rekomandime perfundimtare te trajnimit.

 

Lektoret: Znj. Ornela Cuci dhe Znj. Jonida Naska

Znj. Ornela Cuci, mban pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv te UET Enterprise. Kordinatore kombetare prane zyres se Kryeministrit për cështjet e trajtimit te mbetjeve te ngurta prej Tetorit 2016, dhe me nje eksperience te gjate ne menaxhimin e projekteve dhe programeve europiane si NEXT, IPA CBC Adriatic, INTERREG CBC Greqi-Shqipëri, Projektit të BE-së “NET – Routes”etj.

Ekspert i pavarur, inxhinier i licensuar nga Ministria e Mjedisit për çështjet e mjedisit, ne vlerësimin e ndikimit në mjedis, auditimit mjedisor, ekspertizë për ceshtjet mjedisore, zhvillimin rural, legjislacionin mjedisor. Znj. Cuci eshte licencuar nga QKR, NIPT L23415602U. “Për hartimin e raporteve për vlerësimin e ndikimit në mjedis, auditimit mjedisor, ekspertizës të projektimit për problemet mjedisore si ekspert për të vlerësuar raportin e ndikimit në mjedis ose rezultatet e një auditimi”

Znj. Jonida Naska, diplomuar ne Sociologji, Fakuleti I Shkencave Sociale ne 2001. Kryer studimet pasuniversitare te thelluara ne Marredhenie Nderkombetare ne Universitetin e Studimeve te Firences, 2008. Aktualisht ndjek Ciklin e trete per Doktorature ne Sociologji, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti I Tiranes.

Punon si koordinatore projektesh prane UET Enterprise dhe Lektore e jashtme prej vitit 2012 ne Lenden e Sociologjise se Pergjithshme, Sociologjise Gjinore dhe Sociologjise se Shendetit ne Universitetin e Tiranes dhe Universitetin e Mjekesise.

PAGESA:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 75 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit.
Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.

Për tu regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 15 maj 2017 ne adresen e meposhtme:

Znj.Ornela Sulce / Kordinatore Trajnimesh

Tel:  + 355 (0) 45 800 934

Cel: + 355 (0) 69 554 2443

E-mail: ornela_sulce@cci.al

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.