Trajnim: “Burimet Njerëzore, përmes sfidave dhe ndryshimeve”
Trajnim: “Burimet Njerëzore, përmes sfidave dhe ndryshimeve”
26-27-28 Prill 2022
Qëllimi
Eshtë një trajnim i fokusur në aspektet më të rëndësishme të punës që Departamentet e Burimeve Njerezore zhvillojnë konkretisht dhe roli i tyre në përballimin sfidave të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare.
Trajnimi do të ketë të integruara bukur informacionin e nevojshëm, shembuj të situatave konkrete, diskutimet e hapura me pyetje dhe përgjigje sipas problematikave.
Objektivat
Objektivat mësimore të këtij moduli janë:
· Pjesmarësit të kuptojne si duhet rolin dhe pozicionin e BNj në kompani/hartimin e strategjisë dhe kontributin e BNj në strategjinë e biznesit.
· Planifikimi i burimeve njerëzore.
· Rekrutimi dhe seleksionimi në një kompani që ndryshon. Ndërtimi I planeve të biznesit që cojnë në realizimin e rekrutimit brenda buxheteve.
· Të njohin, ndjekin dhe kontrollojne organizimin e punës sipas legjislacionit në fuqi.
· Të njihen me metoda, praktika, incentiva dhe instrumente të ndryshme të motivimit të punonjësve duke analizuar, nevojat, dinamikat rajonale, nivelin e motivimit të punonjësve, shkaqet e demotivimit dhe si të ndërrmari nisma për të përmirësuar situatën për vijimësi.
Kush mund të marrë pjesë?
· Specialistët dhe pjestare te tjere (financiere, asistenteekzekutive) që kryejne funksione te BNj në kompani
· Të punësuar të cilët dëshirojnë të ecin në karierë si punonjës në Departamente të Burimeve Njerëzore, ose që kompanitë po mendojnë ti promovojnë në këtë drejtim.
· Administratorë kompanish të cilët duan të kuptojnë më shumë rreth rolit të BNJ në kompani
Lektore : Znj.Migena Qyra
Ka mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik Tiranë, Dega Administrim Biznes në vitin 2005
Ka një experience të gjatë në sektorin bankar në pjesën e shitjes, këshillimit financiar për biznese dhe familje, rekrutimin e trajnimin e burimeve njerëzore.
Konsulente biznesesh të rëndësishme të cilët I ka asistuar në faza të rëndësishme transformimi jo vetëm si Drejtuese e Burimeve Njerëzore por praktikisht si Menaxhere Transformimi (duke ideuar e kryer paisjen e tyre me gjithë dokumentacionin e duhur, coaching të personave të rinj e me experience në drejtim dhe burimeve njerëzore të të gjitha niveleve hierarkike sipas trajnimeve të ideuara posacërisht për ta etj.
Drejtuese e BNj në kompani të ndryshme prej 7 vitesh.
Themeluese e Departamenteve të Burimeve Njerëzore në kompani të ndryshme e jo vetëm por dhe I Dep (Marketing, Ligjor, Customer Care, Shitje ).
Aktualisht Drejtore e Departamentit Të Burimeve Njerëzore tek AZ Group Lezhë.
Afati i Aplikimit
Afati i fundit i aplikimit eshte me date 25.04.2022
Për nje informacion me te zgjeruar ju lutem lexoni bashkangjitur Programin.
Njoftim Trajnimi Burimet Njerezore
Per tu rregjistruar plotesoni Formularin e Aplikimit.
Ju faleminderit!
Ajsela TELI
Drejtuese e Trajnimeve
Dhoma e Trgtise dhe Industrise, Tirane
Rruga e Kavajes, Bld 2/2
1001 Tirana, Albania
Tel: +355 (0) 45 800 934 | Cel: +355 69 9712964
E-mail: ajsela_teli@cci.al| Web: www.cci.al