Trajnim: Anglishte Ligjore
Për shkak të rëndësisë dhe interesit të lartë të terminologjisë ligjore në gjuhën angleze, si dhe feedbackut pozitiv nga pjesëmarrësit e këtij trajnimi, organizojmë në datat 30 dhe 31 Korrik 2018 trajnimin e një niveli të lartë profesional “Anglishte Ligjore” pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me lektore të huaj, me një numër te limituar pjesëmarrësish.
QËLLIMI
Qëllimi këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të aftësohen të kuptojnë dhe të shfrytëzojnë gjuhën angleze në fushën juridike, si dhe ta përdorin atë gjatë punës profesionale. Trajnimi përfshin fjalor themelor ligjor duke u ofruar profesionistëve njohuritë ligjore për të cilat kanë nevojë.
Trajnimi zhvillohet me trajnuese Angleze dhe zgjat dy ditë, në një program intensiv.
*Trajnimi zhvillohet në Gjuhën Angleze.
PROGRAMI:
Sesionet mbi komunikimin profesional do t’ju ofrojnë një strukturë për komunikim efektiv në një mjedis ndërkombëtar duke përfshirë:
- Prezantimet
- Mbledhjet
- Negociatat
- Shkrimin ligjor
Sesionet mbi terminologjinë ligjore të anglishtes do t’u ofrojnë pjesëmarrësve gjuhën e duhur rreth tematikave të zgjedhura ligjore. Tematikat e zgjedhura më pas do të përdoren për diskutim në mënyrë që të konsolidohen njohuritë e gjuhës angleze dhe të zhvillohet rrjedhshmëria.
Temat ligjore përfshijnë:
- E Drejta Civile/ E drejta Penale
- E Drejta e Korporatave/ E Drejta e Punës
- Mbrojtja e të dhënave/ E Drejta e Pronësisë Intelektuale
Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë të aftë të komunikojnë në një mjedis ligjor, në gjuhën angleze me më shumë besim dhe rrjedhshmëri.
Ky trajnim i targetohet avokatëve, juristëve të cilët punojnë ose duan të punojnë në një mjedis juridik ndërkombëtar dhe duan të përmirësojnë anglishten e tyre ligjore, përkthyesve, studentëve të drejtësisë, të gjithë individëve që duan të përmirësojnë njohurite e tyre ligjore në anglisht.
PAGESA:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës. Në fund të trajnimit do të pajiseni me certifikatë pjesëmarrje.
*Pagesa e bërë nuk rimbursohet në rast mosndjekjeje apo ndërprerjeje të trajnimit!*
Për tu regjistruar plotësoni formularin e aplikimit brënda datës 27 Korrik 2018.
Cel: + 355 (0) 68 671 5167
E-mail: meggi_zhugli@cci.al