Trajnim: Analize Financiare
Lektore: Znj. Vjollca Karapici
Data 24– 25 Maj 2018
Orari: 16:00-19:00
Vendi: DHTIT
DHTIT ka zgjedhur të trajtojë këtë temë duke parë kërkesat për një disiplinë të plotë dhe të shtrënguar financiare të sipërmarrjeve dhe enteve publike dhe duke konsideruar kërkesat e shumta që i vijnë për trajnim të avancuar në fushën e financave.
QËLLIMI I PROGRAMIT TE TRAJNIMIT
Dhenia e njohurive baze ne fushen e analizes se pasqyrave financiare.
Aftesimi i te trainuarve per te kuptuar si teknikat e analizes se pasqyrave financiare dhe dhenien e ekspertizes per t’i vene ne zbatim keto teknika. Aftesimi i tyre per te perceptuar mundesite e biznesit dhe per t’ia sugjeruar ato drejtimit te njesise ekonomike apo perdoruesve te ndryshem te informacionit mbi keto njesi. Qëllimi i trainimit është pajisja me aftësitë e nevojshme për analizë, per te sugjeruar drejtuesve te njesive ekonomike dhe jo vetem, për të konkuruar në botën e biznesit; të aftësojë ne përdorimin dhe interpretimin e pasqyrave kryesore financiare; të njohin blloqet kryesore të analizës së pasqyrave financiare si: likuiditetin afat-shkurtër; fluksin e parave dhe parashikimin e tij; strukturën e kapitalit dhe aftësinë paguese; kthimin në kapitalin e investuar; qarkullimin e aktiveve dhe performancën operative, përfitueshmerinë e njesisë ekonomike si dhe te jene te afte te vleresojne njesine ekonomike.
KUSH MUND TE PERFITOJE
Përfituesit janë përfaqësues të shoqërive tregtare, financierë ose administratorë të tyre, persona fizike të cilët kanë numër të konsiderueshëm të punësuarish ose drejtues biznesesh të mesme.
METODOLOGJIA
Një workshop-trajnim 2-ditor prej 3 orësh në ditë. Përdorimi i rasteve të biznesit, pjesmarrje me raste konkrete nga trajnuesit. Një qasje ku trajnuesit dhe pjesmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete. Pjesemarrja eshte e kufizuar, aplikoni perpara afatit.
PAGESA:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 50 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit.
Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.
LEKTORE: Znj. Vjollca Karapici
Znj. Karapici mban titujt “Prof. Dr.” dhene nga Komisjoni i Vlerësimit të Titujve Akademik, pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, “Profesor i Asociuar”, dhene nga “Komiteti i Shkences e Teknologjise”, Shqiperi, Doktor i Shkencave Ekonomike” si edhe “Kandidat i Shkencave Ekonomike”. Me nje eksperience te zgjeruar ne fushen e kontabilitetit Prof. Dr. Vjollca KARAPICI eshte anëtare e Keshillit te “Profesoreve” ne Fakultetin e Ekonomise, Universiteti i Tiranes, anëtare e Komitetit Kombetar Drejtues për Reformën në Raportimin Financiar ne Ministrine e Finances, anetare e Bordit te AIIA (Instituti Shqiptar i Auditorëve të Brendshëm) si edhe antare e Komitetit te Auditimit te Brendshem, Banka INTESA-SANPAOLO Shqiperi. Prof. Dr. Vjollca KARAPICI eshte autore e shume teksteve mbi Auditimin, Analiza financiare, Kontabilitetin e nderrmarrjeve ekonomike si edhe e Kumtesave ne Konferenca Shkencore Nerkombetare dhe Kombetare te botuara. Eshte autore e artikujve shkencore Nderkombetare dhe Kombetare etj.
PROGRAMI:
- Analiza e kthimit ne investime, ne kapital, ne aktive. Analiza e riskut. Risku ekonomik. Risku financiar; Likiditeti afatshkurter; Aftesia paguese (AGJ).
- Analiza e politikes financiare; Pasqyra e Flukseve te Parase; Analiza e rritjes. Pasqyra shumevjeçare e FP.
- Procesi i vleresimit dhe rregullimit te pasqyrave financiare per te pasqyruar me mire realitetin ekonomik.
- Procesi i vleresimit te pozicionit dhe performances financiare duke perdorur pasqyrat financiare.
- Bilanci kontabel, Pasqyra e te ardhurave dhe shpenzimeve, Pasqyra e fluksit te mjeteve monetare, Pasqyra e kapitalit te pronarit.
- Paraqitja e PF Mjeteve Monetare apo PFP, Parimi i ndërtimit të PFP me dy metoda, Lidhja e PFP me Bilancin Kontabel dhe Pasqyren e te Ardhurave, Perdorimi i PFP ne analize, treguesit e PFP dhe analiza e tyre.
- Treguesit statik dhe dinamik te likujditetit, Kapitali punues, Llogaritja dhe analiza e kapitalit punues, mjaftueshmëria e tij, Analiza nepermjet raporteve.
- Struktura e Kapitalin dhe aftesia paguese, Treguesit e Struktures Kapitalit.
- Përbërësit e kthimit mbi kapitalin e investuar, Kapitali si “Aktivet totale”, si “Borxhi afatgjatë plus kapitalin aksioner”, Treguesit e kthimit mbi Kapitalin Aksioner.
- Cilësia e fitimit, Matja e cilësisë së fitimeve, Analiza e bilancit kontabel mbi cilesine e fitimit, Qëndrueshmëria e fitimit.