Tirana Economic Forum II

Tirana Economic Forum II

Tirana Economic Forum II

Sot në kryeqytet u zhvillua Forumi Ekonomik i Tiranës, ku u diskutuan çështje të rëndësishme të ekonomisë jo vetëm në Shqipëri.

Të pranishëm në këtë forum ishin liderë të kompanive më të mëdha të rajonit, si dhe përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, por edhe të bankave në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor

Në këtë forum presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë z. Nikolin Jaka pjesë e panelit theksoi se Ky forum për DHTI Tiranë është tepër i rëndësishëm dhe shërben si nxitje për mobilizimin e sektorit privat nga njëra anë dhe nga ana tjetër nxitjen e qeverisë për të përputhur instrumentat e politikës me nevojat specifike dhe potencialet e ekonomisë shqiptare.

E njëjta sfidë është edhe për transportin hekurudhor, atë detar, për ndërtimin e porteve dhe aeroporteve etj.

Rëndësia e konektiviteti me rajonin është dypalëshe:

Nga njëra anë nënkupton fokusimin e investimeve në infrastrukturë, në ndërtimin  dhe lidhjen e transportit dhe infrastrukturës energjitike që ndikojnë në zhvillimin eknomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.  Por ky proces është shumë më tepër se infrastruktura fizike, konektiviteti lidhet gjithashtu me infrastrukturën “soft” që në vetvete është një platformëe që shoqërohet me projekte dhe programe konkrete.

Gjithashtu kërkohet një qasje e re lidhur me përcaktimin dhe ndryshimin e kontributit të sektorëve dhe degëve të ndryshme të ekonomisë për Prodhimin e Brëndshëm Bruto (PBB)

Së fundmi por jo nga rëndësia, përmirësimi i kuadrit rregullator proçedural nëpërmjet identifikimit të të gjithë listës së proçedurave që prekin drejpërdrejt aktivitetin e sipërmarrjes dhe thellimin e reformës për thjeshtëzimin e tyre me qëllim uljen e afateve kohore në aplikimin e tyre tarifave, të cilat duhet ta bëjnë këtë sektor konkurues në rajon e më gjërë.

Share this post