Tirana Business Matching, edicioni i II, 6 nëntor 2019

Tirana Business Matching, edicioni i II, 6 nëntor 2019

Tirana Business Matching, edicioni i II, 6 nëntor 2019

Tirana Business Matching vjen në edicionin e tij të dytë në Shqipëri, që organizohet nga DHTIT, si një aktivitet ndërkombëtar, me fokus në investimet e huaja direkte dhe partneritetet ndërmjet përfaqësuesve të biznesit të huaj dhe kompanive shqiptare.

Me  6 Nëntor 2019, investitorë nga shumë vende të botës do të kenë mundësinë që  të prezantojnë projektet dhe interesat e tyre me partnerët shqiptarë. Kjo është një platformë kryesore që synon të promovojë propozime konkrete për investime, që do të prezantohen përmes seancave plenare dhe takimeve B2B.

 Të gjithë pjesëmarrësve do t’ju mundësohet një kontakt paraprak me partnerët e tyre, me qëllim  për të krijuar një klimë të mirë të rrjetëzimi dhe bashkëpunimi. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të diskutojnë për investimet e mundshme në Shqipëri, me impakt në rritjen ekonomike dhe punësimin.

Bashkëpunimi i Tiranës 2019 pritet të mbledhë liderë të korporatave, krijues të politikave, ekspertë, për të theksuar rëndësinë e propozimeve të reja të investimeve dhe për ndërkombëtarizimin e kompanive shqiptare.

Kjo ngjarje njëditore do të mundësojë të sjellë gjithashtu ide inovative dhe për të eksploruar mundësi të reja për partneritete biznesi.

TBM 2019 synon të kontribuojë në rrjetëzimin e palëve të ndryshme të interesit që kanë një interes të përbashkët biznesi, duke ju ofruar kohën dhe hapësirën e nevojshme  për takime bilaterale;

Deri në fund të ditës, TBM 2019 do të konkludojë për rezultatet konkrete të takimeve B2B dhe për vazhdimësinë e aktiviteteve të ndërmarra nga sektori privat dhe përfaqësuesit e institucioneve publike.

PROJEKT PROPOZIME SIPAS SEKTORËVE EKONOMIKË

  • Energjetika duke përfshirë dhe energjinë e rinovueshme
  • ICT, Inovacioni & Teknologjia
  • Bankë, financë, shërbime financiare
  • Turizmi
  • Agrikultura

B2B

  • Prezantoni projektet, produktet ose shërbimet tuaja më të favorshme dhe më të mundshme për investime;
  • Fillimi i kontakteve dhe bashkëpunimeve të mëtejshme dypalëshe;
  • Gjeni partnerë të rinj komercialë / teknologjikë / financiarë;
  • Prezantoni, diskutoni dhe hapa të mëtejshëm

SI OPERON PLATFORMA E TBM

  • Regjistrohuni në platformën e TBM, shprehni interesin tuaj për sektorin specifik
  • Shikoni listën e pjesëmarrësve dhe platformën B2B ku jeni të interesuar
  • Një javë para fillimit të eventit  ju do të merrni njoftimin për orarin e takimit

TË TJERA AKTIVITETE NË KUADËR TË TBM 2019

Nga skuadra e TBM do t’ju mundësohen axhenda dhe takime individuale të tjera me prodhues, importues, tregtar me shumicë dhe pakicë, investitorë dhe nga sektori bankar, bazuar ne plotësimin e interesave tuaja.

TBM do t’i mundësojë çdo kompanie listën e partnereve të mundshëm të biznesit. Çdo kompani do të selektojë partnerët prioritarë për takimet B2B.

Çdo kompani pjesëmarrëse do ketë mundësi të takojë partnerët e biznesit  nëpërmjet takimeve të paracaktuara dhe të kërkojë takime shtese që do ju mundësohen nga skuadra e TBM.

CILAT KOMPANI MUND TË MARRIN PJESË?

Prodhues, eksportues, importues, tregtarë me shumicë dhe pakice, investitorë, organizata financiare etj., që janë të interesuar për investime, shitje, blerje të produkteve dhe shërbimeve.

VENDI I ORGANIZMIT TË EVENTIT

Ky aktivitet do të organizohet në Hotel Tirana Internacional me datë 6 nentor 2019, ku ju do të gjeni:

  • Akses ne sesionet plenare,
  • Përkthim simultan,
  • Akses për B2B,
  • Pushim kafe dhe dreke,
  • Mbremje Gala

Skuadra e TBM 2019 drejtohet nga Ornela Gace, email: ornela_gace@cci.al.

Aplikoni të bëheni pjesë e TBM => https://tbm.al/

Share this post