Thirrje për pjesëmarrës në trajnimin “boost your business framework”

Thirrje për pjesëmarrës në trajnimin “boost your business framework”

Thirrje për pjesëmarrës në trajnimin “boost your business framework”

Jeni një i ri/ e re me ide biznesi apo sapo keni nisur biznesin tuaj online? Keni nevojë të konsultoheni si ta zhvilloni biznesin tuaj dhe të jeni të suksesshëm? Por miqtë tuaj, familja juaj nuk arrin t’ju ndihmojë për këtë? Atëherë ky trajnim është për ju!

Qendra “Open Doors” do të organizojë fazën e parë të  trajnimit “Boost your business framework” që ka për qëllim të forcoje kapacitetet e të rinjve sipërmarrës që dëshirojnë të ofrojnë shërbimet e tyre online në tregun kombëtar, rajonal apo ndërkombëtar.

Ky trajnim zhvillohet në kuadër të projektit “The European Union, Innovation & Media Partnership for Action, Collaboration and Transformation in the Western Balkans i financuar nga Bashkimi Evropian.

Target Grupi: të rinjtë me ide biznesi apo në hapat e para të zhvillimit të një biznesi online.

Mosha: 18 – 35 vjeç

Trajnimi do të zhvillohet në Tiranë, datat 13- 14 shkurt ora 9.30- 17.30.

Të gjithë sipërmarrësit e rinj të interesuar për të marrë pjesë, të dërgojnë një CV të tyren si dhe një Letër Motivimi në anglisht ku të shpjegojnë shkurtimisht biznesin e tyre, apo idenë e biznesit që ata duan të zhvillojnë në adresën e emailit: opendoors_center@yahoo.com deri më date 10 shkurt 2021,  ora 5 PM.

Trajnimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Në përfundim të trajnimit do të shpërndahen certifikata pjesëmarrje dhe pjesëmarrësit me idenë më të mirë të biznesit do të mbështeten me trajnime të tjera profesionale si dhe me mbështetje për të zhvilluar biznesin e tyre në tregun  rajonal dhe ndërkombëtar.

Trajnimi është pa pagesë.

Nxitoni të aplikoni !

Vendet janë të kufizuara, vetëm 10.

Share this post