Thirrje për bizneset

Thirrje për bizneset

Thirrje për bizneset

Duke u nisur nga takimet gjithashtu edhe Tryezen e rrumbullaket  ku ju keni mare pjese vitin a kaluar  ne kuader te projektit USIA, deshirojme te sjellim ne vemendjen tuaj si me poshte vijon:

Ne lidhje me projektin Erasmus + CBHE: “Ndërlidhësit mes universitetit dhe shoqërisë: Bashkë-prodhimi i dijes dhe kërkimit që ka rëndësi” / University to Society Innomediaries in Albania: Co-Production of knowledge and research that matters” / U-SIA

Afati: 15/01/2021- 15/01/2023

Ne projekt marrin pjese 12 partnerë nga Shqipëria, Italia, Serbia dhe Gjermania, të udhëhequr nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.

Projekti ka për objektiv të forcojë kapacitetet e Universiteteve dhe institucioneve pjesëmarrëse në Shqipëri, nëpërmjet krijimit të “Zyres /Njësisë së Transferimit të Njohurive dhe Inovacionit (USIA)” që lidh në një mënyrë të institucionalizuar dhe të qëndrueshme universitetin me biznesin, qeverinë, shoqërinë civile dhe mediat.

Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane është një ndër partnerët në zbatimin e projektit. (Shih: https://www.linkedin.com/company/usia-co-production-of-knowledge-and-research-that-matters/?viewAsMember=true  

https://www.facebook.com/usiaproject  

Ne kete projekt , DhTIT dhe Kolegji Profesional i Tiranes jane lider ne paketën e peste te punës – WP 5 “Second Researcher“.

Qëllimi i kësaj pakete eshte ofrimi i një projekt specifik inovacioni strategjik për një biznes sipas ekspertizës të secilit universitet / IAL te perfshire ne projekt (ne total 5 projekte nga nje projekt per cdo IAL).

Ne kete kuadër per nje biznes per te zgjidhur / adresuar nje çështje apo nje problem qe Biznesi  mund te parashtrojë IAL do te ofrojne nje zgjidhje.

Per sa me sipër, jeni te lutur qe brenda datës 30 prill te kemi nje liste paraprake me nje problem apo nje ceshtje te sugjeruar nga ju si bizneset e perzgjedhura per t’i folur me pas dhe me IAL, Te cilat do te mundohen te ofrojne nje zgjidhje.

Duke Ju falënderuar, mbetem ne dispozicion per cdo pyetje apo paqartësi.

Na shkruani ne edlira_prenga@cci.al, aris_tasho@cci.al

Share this post