Thirrje Interesi për Ekspertizën e jashtme në ndihmë të realizimit të projektit për realizimin e projektit “BRE” – (code.no. 230) financuar nga “Cooperation Programme Interreg IPA II CBC, ITALIA-ALBANIA-MONTENEGRO, 2014-2020″
Referenca e Projektit: Interreg IPA CBC Italy – Albania – Montenegro 2014-2020 “BRE” / 1st call for standard project /code. 230/ Order No. 11 Prot., date 09-04-2018
Ne kuader te partneritetit ne projektin “BRE”, financuar nga “Cooperation Programme Interreg IPA II CBC, ITALIA-ALBANIA-MONTENEGRO, 2014-2020″ dhe me kod #230, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, shpall thirrjen e tenderit per ekspertizën e jashtme te nevojshme ne kuader te projektit, si me poshte:
“Ekpertizë e jashtme per Blerjen e pajisjeve IT për të mbështetur menaxhimin e platformës në internet”
Dosja e plote e tenderit është bashkëlidhur kësaj thirrjeje dhe duhet te permbaje:
- Udhëzime mbi tenderin dhe njoftimi i kontrates
- Draft Kontrate Marrëveshjeje dhe Kushte te vecanta me anekset perkatese
- Kushte te pergjithshme per kontratat e sherbimit
- Termat e References
- Metodologjia e organizimit
- CV e aplikantit ne tender ose Eksperti kyc (perfshire modeli per paraqitjen e listes se eksperteve dhe CV se tyre)
- Buxheti (sipas modelit te dhene)
- Formulare dhe dokumenta te tjere suportues
Informacione te tjera :
- Tabela e perputhjes Administrative
- Tabela e Vleresimit
- Formati i aplikimit ne tender
Per me shume detaje per procedura te tenderimit te ndjekura, ju lutem ti referoheni modeleve te PRAG dhe anexeve te tij te cilat mund ti shkarkoni ne adresen e meposhtme: http://ec.europa.eu/europeaid/prag/document.do
Procedurat e Aplikimit:
Aplikimet duhet te jene ne anglisht dhe te permbajne, nje oferte teknike dhe nje oferte financiare, e cila duhet te dorezohet ne zarfa te ndara dhe te permbaje nje pale dokumenacion te shenuar si “Origjinal “ dhe nje kopje e shenuar “Kopje”.
Kandidatet e interesuar jane te ftuar te dorezojne aplikimet e tyre ne nje zarf te mbyllur ku te specifikohet:
- a) Adresa e aplikantit te interesuar ;
- b) Kodi i references per proceduren e siperpemendur te tenderit
- c) Fjalet ‘Not to be opened before the tender-opening session’ dhe ekuivalentja fraze ne shqip “Mos te hapet perpara fazes se hapjes se ofertave te tenderit”
- d) Emri i shoqerise se interesuar.
Per projektin“BRE”, ne adresen e meposhtme :
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë
Rruga e Kavajes, Ndertesa 2. Hyrja 2 , Tirane 1001
Tel/Fax: Tel: +355 45 800 932
E-mail: cci.tirana@cci.al
Aplikimet pranohen deri me 24.05.2021 , brenda ores 16:00. Do te shqyrtohen vetem aplikimet qe mberrijne brenda ketij afati.