Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë

  Data: 21 Nentor 2019

Ora : 09:00-16:00

OBJEKTIVI

­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­Objektivi i këtij trajnimi është prezantimi i pjesëmarrësve me pjesë kyçe të legjislacionit mbi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në Shqipëri, zbatimi në praktikë i lidhur edhe me problematikat që hasin më shpesh bizneset në aktivitetin e tyre.

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT

Programi do të mbështetet në ligjin nr. 92/2014, “Për TVSH në Republikën e Shqiperisë”, të përditësuar, duke përshkruar sidomos çështjet më kyçe që hasin bizneset sot, siç janë:

–              prezantimi i TVSH, personat dhe transaksionet e tatueshëm;

–              momenti i lindjes së TVSH dhe i të drejtës së zbritjes së tatimit;

–              detyrimet për regjistrimin dhe pagesën e TVSH;

–             raste nga praktika në lidhje me aplikimin e TVSH.

KUSH JANË PËRFITUESIT

Përfituesit e trajnimit do të jenë anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

 METODOLOGJIA

  •  Prezantim i anës teorike të legjislacionit
  •  Zbatimi i legjislacionit nëpërmjet diskutimit të rasteve konkrete në praktikë

  Dita 1

  • Prezantim i objektit dhe fusha e zbatimit të ligjit të TVSH-së në Shqipëri
  • Transaksionet e tatueshme
  • Furnizimi i mallrave
  • Furnizimi i shërbimeve
  • Vendi i furnizimit
  • Transferimi i aktivitetit
  • Përjashtimet, furnizimet me shkallë zero dhe eksportet
  • Momenti i lindjes së tatimit, shkalla tatimore dhe aplikimi i së drejtës së zbritjes
  • Rregulli i përgjithshëm i lindjes së tatimi
  • Shkalla standarte dhe të reduktuara të tatimit
  • Lindja e së drejtës së zbritshmërisë së tatimit
  • Zbritja e pjesshme e TVSH
  • Kriteret për kufizimin e së drejtës së zbritjes
  • Rimbursimi i TVSH
  • Detyrimet për regjistrim dhe pagesë të TVSH
  • Personat përgjegjës për pagesë të TVSH
  • Deklarimi i TVSH
  • Regjimet e vecanta të TVSH
  • Diskutime lidhur me raste nga praktika për pikat më sipër.

TRAJNUESI: Mirjeta Emini

BIO

Mirjeta është drejtuese e departamentit të Taksës. Ajo iu bashkua PwC pas 16 viteve eksperience me KPMG dhe Boga & Associates.

Mirjeta ka një eksperiencë të konsoliduar të legjislacionit tatimor ne Shqipëri dhe Kosovë si dhe të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit, duke e bërë atë një këshilluese të mirë të klientëve vendas dhe të huaj si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë.

Mirjeta ka punuar me investitorë ndërkombëtarë të industrisë së prodhimit, në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo gjithashtu ka qenë e përfshirë në projekte të ndryshme me dhënien e konsulencës fiskale mbi çështje lidhur me tatimet e korporatave, procedurat tatimore, TVSH-në, doganat dhe tatime të tjera direkte dhe indirekte.

Gjithashtu, ajo ka ofruar shërbime të kontabilitetit, këshillimeve tatimore dhe taksave si dhe mbështetje të plotë për kompani të ndryshme gjatë procedurave të rimbursimit të TVSH-së, kontrolleve tatimore dhe proceseve gjyqësore.

Anëtarësime në shoqata profesionale: 

•             (Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) – Auditor Ligjor

•             Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Certifikuar të Kosovës

•             Partners for Change – Anëtar Bordi

•             Këshilluese pranë Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit

PAGESA

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është ­­ 8000 leke , ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte. Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit  nepermjet linkut => http://bit.ly/2VnHDWg

Afati i fundit për kryerjen e pagesës është data 16 Nentor  2019.

Kontakt: Ornela Sulce

Tel: +355 (0) 45800334

E-mail: ornela_sulce@cci.al

Share this post