Tarifa të reja për eksportin e produkteve nga Rusia. Gruri, elbi dhe misri, cilat janë taksat e reja që duhen paguar

Tarifa të reja për eksportin e produkteve nga Rusia. Gruri, elbi dhe misri, cilat janë taksat e reja që duhen paguar

Tarifa të reja për eksportin e produkteve nga Rusia. Gruri, elbi dhe misri, cilat janë taksat e reja që duhen paguar

Qeveria Ruse, me Vendimin N. 33 të dt. 23 janar 2021 “Mbi ndryshimet në normat e taksave doganore të eksportit për mallrat e eksportit nga Federata Ruse”, firmosur nga Kryeministri Mishustin, ka vendosur tarifa të reja për eksportin e disa produkteve nga Rusia, jashtë zonës së Bashkimit Doganor. Këtu përfshihen dhe tarifat e reja për produktet grurë, elb dhe misër, si më poshtë:

–           nga 15 shkurt deri më 28 shkurt, gruri (1000 kg= 1 ton) do t’i nënshtrohet një takse prej 25 €;

–           nga 1 mars deri më 30 qershor do të rriten taksat për grurin në shumën 50 € (60.68 $) për 1 ton;

–           nga 15 shkurt deri më 14 mars taksat për elbin dhe misrin (1000 kg) do të jenë 0 €.

–           nga 15 mars deri më 30 qershor – taksat rriten për elbin me 10 € dhe misrin 25 €.

Dyfishimi i kësaj takse, me një afat të paktën 4-mujor, do të ketë një kosto shtesë edhe tek tregtarët/importuesit e  këtyre produkteve nga Shqipëria.

Ky vendim prek edhe Shqipërinë, e cila gjatë vitit të kaluar ka importuar nga Rusia 43% të totalit të drithit nga importi. Bëhet fjalë për rreth 157 mijë ton, e cila me taksën e vjetër, atë ende në fuqi deri më 1 mars, përkthehet në rreth 4 milionë euro taksa importi….

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.