Itali, zhvillohet takimi i 3-të i Komitetit Drejtues dhe Bordit Menaxhues

Itali, zhvillohet takimi i 3-të i Komitetit Drejtues dhe Bordit Menaxhues

Takimi i 3-të i Komitetit Drejtues dhe Takimi i Bordit Menaxhues dhe Takimi i Rishikimit Afatmesëm të Projektit #DynaMob 2.0 u mbajt në ambientet e Bibliomediateca Komunale në Kampobaso, Itali, në datat 3 dhe 4 Tetor 2019. Ky takim u organizua dhe u mikprit nga Komuna Kampobaso. Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi progresin e projektit, ecurinë e aktiviteteve dhe deliverables.

Në ditën e parë të takimit 3 Tetor, menaxherët e projektit dhe ekspertët teknikë morën pjesë në Këshillin Drejtues dhe Mbledhjen e Bordit të Projektit. Drejtuesit e të gjitha paketave të punës (ËP) prezantuan progresin e punës të secilës paketë të punës. Partnerët e projektit bënë azhurnime mbi punën e bërë dhe në zhvillim e sipër, shkëmbyen mendime dhe ide, diskutuan, drejtuan pyetje, prezantuan shqetësime e vështirësi si dhe sugjeruan zgjidhje ose përmirësime të mundshme për zbatimin në kohë dhe të duhur të detyrave.

Pas një analize të kujdesshme të aktiviteteve të zbatuara deri më tani, anëtarët e Komitetit Drejtues vendosën t’i kërkojnë Sekretariatit të Përbashkët të Programit një zgjatje të kohëzgjatjes së projektit.

Dita e dytë e takimit në Kampobaso, 4 Tetor iu kushtua Takimit Rishikues për Periudhën Afatmesme të Projektit, ku morën pjesë përfaqësues të Sekretariatit të Përbashkët. Menaxherët e projektit bënë prezantime të projektit. Nga Sekretariati i Përbashkët u drejtuan pyetje për të cilat u dhanë përgjigje. Në fund u morën vendime të përbashkëta.

Share this post