Takim midis partnerëve të projektit për tu prezantuar me paketat e punës WP5, WP6
Në kuadër të projektit USIA si pjesë e programit Erasmus+, u zhvillua në datën 22.02.2022 një takim midis partnerëve të projektit për tu prezantuar me paketat e punës WP5, WP6. Takimi u zhvillua nëpërmjet platformave interaktive, ku u diskutuan mbi metodologjinë që do të ndiqet për implementimin dhe arritjen e objektivave të këtyre paketave të punës. Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë së Tiranës si përgjegjëse e paketës së punës WP5- ‘’Piloting University to Business Cooperation through “Second a Researcher” Programme’’, në bashkëpunim më Universitetet e përfshira në program, synon një qasje më efikase me biznese të ndryshme duke i adresuar problematikat e tyre te ekspertët e universiteteve për të realizuar kërkimet dhe studimet e nevojshme në mënyrë që tu ofrohet një zgjidhje sa më rezultative problematikave të hasura.