SPECIALISTI IT

Oficeri Administrativ për Koordinimin dhe Drejtimin e Projekteve

SPECIALISTI IT

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është person juridik, që nuk ushtron veprimtari fitimprurëse. Dhoma brënda kompetencave të përcaktuara në ligjin “Për Dhomat e Tregtisë” është e pavarur në realizimin e objektit kryesor të veprimtarisë së saj si dhe në ushtrimin e detyrave të caktuara.  Dhoma ushtron  brënda territorit të Qarkut Tiranë funksione në mbështetje të interesave të përgjithshme ekonomike të anëtarëve të saj me përjashtim të kompetencave që ligji ia njeh administratës shtetërore dhe asaj lokale. Gjatë veprimtarisë së saj Dhoma nxit veprimtarinë tregtare dhe insustriale në territorinn e Qarkut si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me vendet e tjera. Dhoma shkëmben vazhdimisht informacione me administratën publike në nivel qëndror dhe lokal për nxitjen dhe zhvillimin e bizneseve në territorin ku ushtron veprimtarinë.  Një objekt tjetër i veprimtarisë së Dhomës është promovimi dhe realizimi i shërbimeve me interes të përgjithshëm në dobi të anëtarëve të saj dhe sipërmarrjes në përgjithësi.

Ndër kompetencat kryesore të Dhomës janë:

  1. Ndërmarrja e veprimtarive që i shërben nxitjes dhe mbrojtjes së tregtisë dhe industrisë në përputhje me objektin e veprimtarisë së saj dhe legjislacionit në fuqi;
  2. Dhënia e mendimeve, propozimeve dhe vlerësimeve për nismat ligjore apo politikat publike të ndërmarra nga administrata qëndrore, vendore dhe subjekte të tjera publike përmbajtja e të cilave prek interesat e sipërmarrësve;
  3. Informimi i autoriteteve përkatëse shtetërore për çështje të ndryshme me qëllim parandalimin e konkurrencës së pandershme;
  4. Mbikqyrjen e zbatimit të rregullave të pjesmarrjes në panaire ndërkombëtare jashtë vendit nga subjektet tregtare që përfaqësojnë Shqipërinë;
  5. Organizimin e panaireve me karakter lokal, kombëtar ose ndërkombëtar;
  6. Nxit dhe ndihmon anëtarët e Dhomës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare dhe civile nëpërmjet rrugës së ndërmjetërisimit dhe arbitrazhit ejt.

Për arritjen e objektivave të saj Dhoma bashkëpunon me administratën publike, me institucione ndërkombëtare si dhe me shoqata dhe organizata të biznesit vendas dhe të huaj.

Në këto rrethata Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë shpall një vënd pune vakant për pozicionin e Specialistit te IT, i cili do të aktivizohet si ne mirëmbajtjen e rrjetit ashtu dhe në projekte të ndryshme të financuara nga donatorë të huaj, kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Detyrat kryesore të IT Support do të jenë:

  1. Mirëmbajtja e rrjetit, pajisjeve të ndryshme PC, printer, switch;
  2. Menaxhimi i serverit dhe konfigurimet përkatëse;
  3. Administrimi i rrjeteve sociale dhe faqes së webit;
  4. Konfigurimi i firewall dhe aplikimi i sigurisë në ruterin mikrotik;
  5. Te ofroje suport të vazhdueshëm për stafin e Dhomës dhe krijimi i lehtësirave në sistemet që përdoren nga Dhoma;
  6. E-mail marketing, MailChimp , SendinBlue;

Kriteret që duhet të plotësojë aplikanti janë:

  1. Diplomë Bachelor në Teknologji Informacioni, Informatikë ose fushave që lidhen me IT.
  2. Eksperiencë 2 vjeçare në pozicione të njëjta.
  3. Njohuri shumë të mira të sistemit të operimit Windows dhe Windows Server.
  4. Njohje shumë e mire e pajisjeve të rrjetit PC, printer, switch, ruter dhe mirëmbajtja e tyre.
  5. Aftësi të mira në zgjidhjen e problemve dhe aftësi organizative.
  6. Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Hartoi:                                                                                                           Miratoi :

Ardian Poshi                                                                                               Nikolin Jaka

Shef i Zyrës së Administratës dhe Financës.                                               Kryetar

Edlira Prenga

Shef i Zyrës së Komunikimit dhe PR

 

 

Share this post