SNK & SKK

Menaxhimi i Shitjeve

SNK & SKK

Lektore: Bora MOÇKA
Data: 19-20 Shkurt
Orari: 09:00-14:00

OBJEKTIVI:

Prezantim i pergjithshem i Kuadrit Konceptual te SNK/SKK qe parashtron konceptet që janë në themel të përgatitjes dhe të paraqitjes së pasqyrave financiare për përdoruesit e jashtëm. Eshte e rendesishme te kuptohet qe Kuadri Konceptual nuk është një SNRF dhe kështu nuk përkufizon standarde për ndonjë çështje të veçantë matjeje ose dhënie informacionesh shpjeguese. Objektivi i raportimit financiar për qëllim të përgjithshëm është themeli i Kuadrit konceptual. Me rendesi jane edhe Karakteristikat cilesore te Informacionit Financiar te dobishem si Perkatesia, Besnikeria,Materialiteti, Krahasueshmeria etj. Do te ndalemi me gjeresisht edhe tek Trajtimi Kontabel i SNK me kryesore qe nje shoqeri has ne rrjedhen e saj normale te aktivitetit  si psh: Standardin per Inventaret, Aktivet Afatgjata Materiale, Konsolidimin e Pasqyrave financiare, Provizionet, Instrumentat Financiare, Grantet, Efekti  kurseve te kembimit ne raportimet financiare etj.

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT:

Ne diten e pare te trajnimit do te behet trajtimi i detajuar i Kuadrit Konceptual, Objektivi i raportimit financiar per qellim te pergjithshem, Karakteristikat Cilesore te Informacionit Financiar te Dobishem. Elementet e Paqyrave Financiare. Gjithashtu do te trajtojme perkufizimet kryesore dhe shembuj nga praktika per SNK 2-Inventaret, SNK8-Politikat Kontabel, Ndryshimet ne Vleresime dhe Gabimet, SNK 10-Ngjarje pas dates se raportimit financiar, SNK 16-Aktive Afatgjate Materiale, SNK 20-Kontabilitetit i Granteve Qeveritare / SNK2 1-Efekti i Kurseve te Kembimit, SNK 23-Kostot e Huamarrjes,SNK 32-Paraqitja e Pasqyrave Financiare,SNK 36-Zhvleresimi i Aktiveve, SNK 37-Provizionet, Detyrimet e kushtezuara,Aktivet e kushtezuara.

Ne diten e dyte te trajnimit fokusi do te jete tek SNK 38-Aktivet Jo Materiale, SNK 39-Instrumentat Financiare, SNK 40-Aktive Afatgjate Materiale te Investuara, SNRF 1-Adoptimi per here te pare SNRF, SNRF 3-Kombinimet e bizneseve, SNRF 9-Instrumentat Financiare, SNRF 10-Pasqyrat Financiare te Konsoliduara. SNRF 15- Te ardhura nga kontratat me klientet / SNRF 16-Qirate duke trajtuar perkufizimet kryesore dhe shembuj nga praktika per cdo standard.

KUSH JANË PËRFITUESIT:

Te gjithe te interesuarit qe merren me pergatitjen e pasqyrave financiare dhe me raportimin financiar ne perputhje me Standartet Nderkombetare /Kombetare. 

METODOLOGJIA:

  •  Versioni zyrtar i publikuar ne faqen ne web te Keshillit Kombetar te Kontabilitetit per te gjitha Standardet Nderkombetare dhe Kombetare.
  • Publikime nga ACCA/ Firmat nderkombetare te konsulences dhe auditimit ne bote (Big 4-Deloitte etc)

Dita 1.

Tema:   SNK- Standartet Nderkombetare te Kontabilitetit

  • Kuadri Konceptual / SNK1-Paraqitja e PF
  • SNK2-Inventaret
  • SNK8-Politikat Kontabel, Ndryshimet ne Vleresime dhe Gabimet,
  • SNK10-Ngjarje pas dates se raportimit financiar
  • SNK16-Aktive Afatgjate Materiale
  • SNK20-Kontabilitetit i Granteve Qeveritare / SNK21-Efekti i Kurseve te Kembimit
  • SNK23-Kostot e Huamarrjes
  • SNK32-Paraqitja e Pasqyrave Financiare
  • SNK36-Zhvleresimi i Aktiveve
  • SNK37-Provizionet, Detyrimet e kushtezuara,Aktivet e kushtezuara

Dita 2

Tema : SNK- Standartet Nderkombetare te Kontabilitetitn (vazhdim)

  • SNK38-Aktivet Jo Materiale
  • SNK39-Instrumentat Financiare
  • SNK40-Aktive Afatgjate Materiale te Investuara
  • SNRF1-Adoptimi per here te pare SNRF
  • SNRF3-Kombinimet e bizneseve
  • SNRF9-Instrumentat Financiare
  • SNRF10-Pasqyrat Financiare te Konsoliduara
  • SNRF15- Te ardhura nga kontratat me klientet / SNRF16-Qirate

-Pyetje/Pergjigje

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 9000 LEK. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.

Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit ==> https://goo.gl/forms/NBaMwdiJQppqnOWu2

TRAJNERE:

Bora MOÇKA, Senior Manager | Tax FACT|TASHKO PUSTINA

Gjate 5 viteve te fundit, Bora ka drejtuar departamentin e taksave dhe kontabilitetit tek nje firme nderkombetare qe ofron sherbime konsulence dhe kontabiliteti (MAZARS).

Bora ka nje experience 10 vjecare ne fushen e taksave dhe kontabilitetit. Ajo ka njohuri shume te mira ne aplikimin e SNK/SKK dhe te Legjislacionit Fiskal. Bora ka punuar me nje numer te madh klientesh nderkombetare dhe lokal ne tregun shqiptar.

Kontakt: Ornela Sulce

Tel: +355 (0) 45 800 934

E-mail: ornela_sulce@cci.al

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.