Trajnim – Shitjet Ne Realitetin Hibrid Te Pandemise
I nderuar biznesmen
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tirane organizon Trajnimin
SHITJET NE REALITETIN HIBRID TE PANDEMISE
Vetëdija, Komunikimi Virtual/Dixhital & Komunikimi Ndërpersonal në Proçesin e Shitjes
20-21-22 Prill 2022
Trajnim dhe Workshop interaktiv 3 ditor
Objektivi:
Objektivi i trainimit është të familjarizojë me mjeshtëritë e shitjes efektive pjesëmarrësit, në një mënyrë që mendësia e shitjes dhe qasja në shitje të jetë pjesë e integruar e botës reale dhe asaj virtuale të diktuara tashmë nga periudha e sfidat e pandemisë e një procesi origjinal sipas karakteristikave individuale të individit që performon në shitje, por që ndërkohë të fitohet vetëdije për procesin e shitjes si një proces i mirëfilltë psikologjik e profesional.
Trajnimi do të ofrojë një hartë të qartë të procesit të shitjes dhe kultivimin e komunikimit efektiv njerëzor me mendësinë për të realizuar shitje të sukseseshme, që sjellin si rrjedhojë kënaqësi në biznes dhe marrëdhënie afatgjatë të shëndetshme biznesi dhe zgjerim të tregut.
Individë apo drejtues të skuadrave të shitjes do të frymëzojnë dhe udhëheqin proceset në mënyrë më genuine, pasi vetëdija për rolin e mendësisë dhe qasjes në proceës do të lehtësojë rezultatet e shitjes dhe optimizojë përpjekjet
Përshkrimi i Programit
Një program interaktiv i ndarë në tre seanca që eksplorojnë dhe frymëzojnë psikologjinë e procesit të shitjes dhe rolin që ka qasja në komunikimin ndërpersonal si virtual ashtu edhe atë në prezencë individuale në suksesin dhe efektivitetin e proceseve të shitjes si ato prospektive ashtu edhe ato të shënjestruara dhe të kultivuara prej kohësh.
Kush janë përfituesit
Përfaqësues të shitjeve, staf front line, menaxherë të shitjeve, drejtues të bizneseve, drejtues të marketingut, specialistë për përfaqësimin e produkteve dhe shitjeve direkte.
Metodologjia
Një workshop-trajnim 3 ditor prej 3.5 orësh në ditë (nga 16:00-17:30 pm)
Ndërveprim nderaktiv dhe diskutime në grup, punë në grup, prezantime.
Përdorimi i rasteve të biznesit, pjesmarrje me raste konkrete nga të trainuarit.
Një qasje ku trajnuesja dhe pjesmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete.
Afati I Aplikimit
19.04.2022
Per nje informacion me tezgjeruar dhe Programin rreth ketij Trajnimi, ju Lutem gjeni bashkangjitur:
Ju Faleminderit!
Ajsela TELI
Drejtuese Trajnimesh
Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane
Rruga e Kavajes, Bld 2/2
1001 Tirana, Albania
Tel: +355 (0) 45 800 934 | Cel: +355 69 9712964
E-mail: ajsela_teli@cci.al| web: www.cci.al

