Shitjet Garanci Nëpërmjet Ekipit

Shitjet Garanci Nëpërmjet Ekipit

Shitjet Garanci Nëpërmjet Ekipit

Data: 12-13 Nëntor 2019

Ora : 09:30-13:30

Çdokush që ka menaxhuar shitjet për një farë kohe mund të pranojë që ‘aftësia e shitsave varet shumë nga efektiviteti i linjës së parë të menaxherëve’. Megjithatë, kompanitë nuk zotërojnë një program të mirëfilltë se si të krijojnë apo zhvillojnë menaxherë e tyre të shitjes. Përkundrazi, shumëherë ato qëndrojnë në besimin se meqënëse këta menaxherë janë rekrutuar nga rradhët e shitsave më të mirë, atëherë ata autamatiksiht do jenë menaxherë të zotë. Ky besim nuk qëndron në pjesën më të madhe të rasteve.  

Ky trajnim synon të adresojë dy dimensione:

a. të rrisë ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve që gjithmonë ka një fazë tranzitore nga shitësa të mirë në menaxherë të zotë duke përmendur elementët kritik që duhen adresuar me shembuj të ndryshëm

b. efektiviteti i cdo menaxheri shitjesh është kur ekipi i tyre shet dhe kjo nënkupton ndryshim thelbësor të menaxhimit të cdo burimi apo kapitali individual duke filluar nga koha, tek vetja tek proceset dhe padyshim njerëzit.

OBJEKTIVI

Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit do jenë më të pregatitur të:

– kuptojnë rëndësinë që është ekipi që bën shitjen dhe jo menaxheri veçanrëisht

– motivojnë më shumë stafin e tyre drejt produktivitetit

– krijojnë një ambient ku të tjerët do të donin të punonin me angazhim

– kthejnë grupet e tyre në ekipe apo të forcojnë më tej ekipet e tyre

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT

Programi do të shtjellojë konceptin e shitjes, menaxhimit të saj dhe të menaxherëve përgjegjës për të me të gjithë argumentat pro dhe kundër sipas kontekstit të tregut shqiptar. Për shkak se ndërgjegjësimi për të kuptuar vetë rëndësinë e pozicionit të shitjes është primar, dsikutimet interactive do jenë pjesë ë pandashme e këtij program.

Gjithashtu program parashikon edhe ndarjen e këshillave praktike dhe taktikave të ndryshme që mund të ndihmojnë menaxheret e shitjeve të ndërgjegjësohen mbi dimensionin që duhet të menaxhojnë vetë pozicionin e tyre dhe të krijojnë dhe menaxhojne ekipe të suksesshme me qëllim arritjen e objektivave.

Disa nga temat që do të preken në program janë:

  1. Koncepte baze dhe Pritshmëritë
  2. Shitja dhe Menaxhimi: Fakte dhe Mite
  3. Menaxheri I Shitjes: Problemet dhe Pikat Kritike
  4. Diferenca mes Grupeve dhe Ekipeve
  5. Shitja Nëpërmjet Ekipit: Këshilla Praktike

METODOLOGJIA

Theksi kryesor është diskutimi I hapur në grup me pjesëmarrësit për të gjithë temat koncpetual dhe faktit që do të parashtrohen sipas pikave të mësipërme. Pjesë e prezantimit do të jenë edhe disa momente  që kanë të bëjën më të ashtuquajtuar ‘praktika të mira’ të cilat më pas do të hapen për diskutim nëse gjejnë apo jo aplikueshmëri për kontestin individual të pjesëmarrësve. Ushtrimet individuale dhe në grup do të jenë të pranishme sidomos për të shënjuar planet/hapat individual që pjesëmarrësit do të duhet të marrin me vete ne punë  për vlersuar progresin e tyre.

Ndërkohë pjesëmarrësit do të duhet të sjellin me vete edhe 2 problematika secili: njëra që ka të bëjë me aspektin funksional të menaxhimit të shitjes dhe tjetra me menaxhimin e njerëzve në shitje. Këto probleme më pas do të ‘sulmohen’ nga i gjithë grupi në një bashkëbisedim i cili synon që të krijojë një ambient të mirë për të mësuar bashkarisht se si mund t’i zgjidhin këto probleme. Pjesë e këtij procesi do të jetë dhe e ashtuquajtura ‘Hovi i Pyetjeve’ i cili në vetvete hap dimension të ri për atë që sjell problemin që të gjejë zgjidhje më produktive.

KUSH JANË PËRFITUESIT

Menaxherë/Supervizorë shitjesh të cilët kanë grupe njerëzish në vete dhe që përfshihen në shitjen direkte të produkteve apo shërbimeve.

LEKTOR : ENEID LIKA

Eneid Lika ka patur një karrierë të dallueshme si profesionist i shitjeve në industrinë e telekomunikacionit për më shumë së një dekade. Ai filloi si shitës direkt për Vodafone Albania dhe u bë anëtar i bordit egzekutiv në vitin 2015.

Si drejtor i shitjeve për biznesin, ai ndihmoi në krijimin dhe udhëheqjen e departamentit të shijteve, duke sjellë një kthesë të suksesshme të rezultateve komercial në më pak se dy vite.

Eneidi është  i apasionuar pas shitjeve. Ai e sheh atë si mundësi që bzineset të krijojnë ambiente pune dinamike dhe angazhuese, që individet të kenë një karrierë shpërblyese në të, dhe që klientët të kenë përvoja mbreslënëse me ofruesit e tyre të shërbimeve.

Tani Eneidi drejton kompaninë e tij të konsulencës dhe trajnimit për shitjen, duke ndihmuar bizneset të çlirojnë potencialin e tyre të shitjeve, përmisojnë aftësitë e tyre menaxheriale, dhe të hartojnë plane angazhimi si për punonjësit ashtu edhe klientët e tyre.

Jashtë pune, Eneidit i pëlqen të stërvitet, lexojë dhe luajë në piano.

PAGESA

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 8000 Leke. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.

Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit perpara dates 8 Nentor 2019. Linku i formularit =>

Kontakt: Ornela Sulce

Tel: +355 (0) 45 800 934

E-mail: ornela_sulce@cci.al

Share this post