Seminar i zhvilluar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në kuadër të projektit BRE Plus

Seminar i zhvilluar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në kuadër të projektit BRE Plus

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizoi më datë 10 mars 2023 seminarin e dytë në kuadër të projektit BRE (Business Registry Empowerment), pjesë e programit Interreg IPA II CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi.

Në seminar morën pjesë përfaqësues të kompanive shqiptare nga sektorët e agrobiznesit, turizmit, tekstilit dhe prodhimit.

Në fokus të aktivitetit ishte informimi i sipërmarrjeve shqiptare mbi lehtësirat fiskale dhe doganore në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet sipërmarrjeve të shteteve të programit. Vëmendje iu kushtua edhe promovimit të platformës “BRE Partner Query”, platformë e cila është krijuar si një mundësi për shkëmbim informacioni tregtar, në mënyrë që të rrisin bashkëpunimin dhe konkurrencën ndërmjet tyre.

Në cilësinë e ekspertes, znj. Flutura Shehi, Përgjegjëse Sektori pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, përcolli informacione mbi rregullat e origjinës së mallrave, procedurat e thjeshtuara doganore dhe ndryshimet në regjimet doganore.

Në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe rrjetëzimit me Malin e Zi dhe Italinë, z. Artur Papajani, Drejtor i Departamentit të Taksave RSM AL, u ndal te lehtësirat fiskale. Në këtë sesion u diktua interesi i lartë i kompanive për t’u informuar më shumë mbi lehtësirat fiskale në lidhje me tregtinë me vendet e rajonit.

Më tej, Prof. Elona Pojani dhe Prof. Perseta Grabova, nga Fakulteti i Ekonomisë Tiranë, diskutuan për qëndrueshmërinë e bizneseve ndaj sfidave të ndryshimeve klimatike.

Në përfundim të këtij seminari, pjesëmarrësit prezantuan profilet dhe arritjet e kompanive që përfaqësonin, ku iu dha mundësia që të krijonin edhe bashkëpunime ndërmjet tyre.

Share this post