Seminari i fundit në Romë në kuadër të Projektit U-SIA
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës në kuadër të projektit USIA (“University to Society
Innomediaries in Albania: Co-Production of knowledge and research that matters”), si pjesë e
programit Erasmus+, Capacity Building in Higher Education Project, mori pjesë në seminarin e
fundit të organizuar në nivel partneriteti në Romë, Itali.
Seminari një javor u organizua pranë Universitetit ‘’ Guglielmo Marconi’’ Romë, në datat 10-14
Tetor 2022.
Duke qënë se projekti është në fazën përfundimtare të tij, gjatë këtij seminari partnerët përgjegjës
të paketave të punës përkatëse ËP5 & ËP6, bënë prezantimin final të përmbylljes së detyrave të
tyre. Nga secili partner përgjegjës, u prezantuan rezultatet, ecuria e punës dhe finalizimi i
objektivave të paketave të punës. Secili partner në fund të prezantimeve të arritjeve të
objektivave të paketave të punës, prezantoi dhe strategjinë e hartimit të politikave të reja në
kuadër të përmirësimeve të kuadrit ligjor për një qasje sa më të suksesshme të objektivave të
projektit.
DhTIT së bashku me KPT ishin partnerët udhëheqës të paketës WP5.
Ky seminar është përmbyllja e punës të seminareve të mëparshme, ku Dhoma e Tregtisë dhe
Industrisë së Tiranës në bashkëpunim me partnerët përgjegjës të paketave përkatëse të punës ka
dhënë kontributin e saj në arritjen e rezultateve të suksesshme të projektit, I cili do të shërbejë
për një bashkëpunim sa më të frytshëm të modelit Quadruple Helix (QH).