Së shpejti! Një platformë e re interneti për tregtinë elektronike në nivel rajonal – ecommerce4all.eu

Së shpejti! Një platformë e re interneti për tregtinë elektronike në nivel rajonal - ecommerce4all.eu

Së shpejti! Një platformë e re interneti për tregtinë elektronike në nivel rajonal – ecommerce4all.eu

Pas lançimit të suksesshëm të platformës së internetit ecommerce4all.mk në tregun Maqedonas, me mbështetjen e Fondit të Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Tregtia e Jashtme (ORF-FT) pjesë e Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar #GIZ, me porosi të Qeverisë Gjermane dhe partnerëve nga rajoni i CEFTA-s, po zhvillojmë platformën e internetit ecommerce4all.eu
Platforma e internetit pa pagesë do të përmbajë të dhëna bazë për tregtinë elektronike, grafikë ndërveprues dhe të dhëna për zhvillimin e tregjeve të tregtisë elektronike në vendet e CEFTA-s (Maqedoni e Veriut, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Moldavi), si dhe të dhëna mbi aspektet dhe proceset kyçe për zgjerimin e bizneseve tuaja online përtej kufijve të vendit tuaj.
Platforma e internetit do të jetë udhërrëfyesi për zgjerimin dhe forcimin e tregtisë elektronike në rajonin e CEFTA-s.
Ecommerce4all.eu do të jetë së shpejti në dispozicion për shitësit online në rajonin e CEFTA-s. Na ndiqni!”

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.