Ristrukturimi ( Menaxhimi i Burimeve Njerezore )

Paketa e Kompensimit (Menaxhimi i Burimeve Njerëzore)

Ristrukturimi ( Menaxhimi i Burimeve Njerezore )

Lektore: Ph.D Elida Motro Iljazi

Data: 21 Shkurt

Orari : 09:00-17:00

 

Pse duhet ndryshimi ne forcat e punes (RIF) ne Shqiperi?

RIF apo ekzistojne edhe alternativa te tjera vec largimit nga puna?

Plani i veprimit te RIF

Procedurat e RIF (kush/kur/si dhe Puna vizuale /mapping

Niveli i kërkuar i perkushtimit:

Kandidatet – aspirante per te hyre ne Burimet Njerezore te kene patjeter nje shkollim te pergjithshme jo me poshte se niveli Bacheloir;

Punonjes aktuale te BNJ ose ne funksione te ngjashme ne një nivel fillestar ose mesatar  të cilët duan te bejne ne kompanite nga vijne  trajnimeve te BNj si ToT.

Zhvillimi i kursit:

Pjesëmarrja është e limituar. Në këtë modul përfshihen forma pune interaktive të leksionit alternativ, konsultës së drejtpërdrejtë personale, (vete)testimit online dhe te dretperdrejte; punës në grup , sesione coaching gjatë takimit trajnues dhe mbështetje online (nje muaj) pas takimit trajnues përgjatë perpilimit të planit personal zhvillues per 2019 te dale nga trajnimi. Angazhimi i shpeshte ne “role play” do të reflektojë detyra specifike ne situata reale të modulit ne biznes/organizate. “Detyra e shtepise A.C.T” nga ky trajnim  perben nje Plan Veprimi Zhvillues per cdo pjesemarres te targetuar te mundesojne sjelljen e ndryshimit konkret e te matshem ne manaxhimin e Burimeve Njerezore ne biznesin/ organizaten nga vjen kandidati duke synuar rritjen e efikasitetit te kandidatit dhe pasurimin e biznesit me dokumentat bazike strukturore te Burimeve Njerezore. Koha e trajnimeve është shumë intensive, me përqendrim të plotë si dhe dëfryese njëkohësisht.

Programi:

Elementet e nje strategjie ristrukturimi/ndryshimi sipas nevojave te kompanise dhe drejtimi I njerezve drejt suksesit

Komponentët e strukture/ strategjie te RIF[1]

Lidhja me planin strategjik/operacional te biznesit

Berja e nje “blueprint” te qarte te kompanise ku eshte dhe ku do te shkoje me ups dhe downs

Konsiderimi i efekteve te RIF jo te lidhura direkt me BNj por qe shtojne kosto

Perpilimi i sakte planit te veprimit zbatues te RIF

Fitimi (buy-in) i stafit te larte per zbatimin e planit zbatues te RIF

Faktorët që influencojnë ne suksesin/deshtimin e  planit zbatues

Sistemi i nevojshem i motivimit te punonjesve qe ikin dhe atyre qe rrine ne kompani pas RIF

Administrimi i aspekteve ligjore/ekonomike dhe rreziqet perkatese

Promovimet / Uljet në detyrë gjate RIF

Vlerësimi  i pozicioneve ky per kompanine dhe mbrojtja e kontribuesve me te mire

Principet e barazise se brendshme/ruajtja dhe thithja e “hot skills” nga tregu I punes

Kompensimi  gjate RIF

Lidhja direkte e RIF me objektivat dhe kulturën e kompanisë

Krijimi i nje qëndrueshmërie të brendshme te te ardhurave edhe gjate ndryshimeve te stafit

Lakueshmëri ne pershtatje me tregun e biznesit dhe me tregun e punes Programet e kompensimi jo monetar, programet zhvilluese te stafit qe mbetet

Lektore:

Elida Motro-Iljazi Ph.D, është CEO dhe themeluese e kompanisë “EMI Coaching and Consulting”, (www.emi-cc.com) një firmë e angazhuar për përmirësimin e performancës së individëve dhe skuadrave në tregun e punës. Elida vazhdon studimet kerkimore te doktoratures ne Vjene, Universiteti i Shkencave te Aplikuara Eisenstadt ne fushen e menaxhimit te Burimeve Njerezore. Kjo erdhi pasi ka perfituar Certifikaten-Master nga Cornell University në New York per Studimet per Burimeve Njerëzore, si dhe Master në Marketing në Universitetin Ekonomik të Tiranës  dhe nje B.A. diplomë nga Universiteti i Tiranës. Ne 2016-17 ajo ishte lektore dhe pike kontakti per Shqiperine per programin nderkombetar te qeverise suedeze per zhvillimin e sektorit privat e atij publik, program i iniciuar e zbatuar prej 15 vjetesh nga SIDA, SIPU e JARSKOG KONSULT[2] me pjesemarres nga 5 vende te Europes.

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 60 Euro. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.

Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit ==> Formular Aplikimi

Kontakt: Ornela Sulce

Tel: +355 (0) 45 800 934

E-mail: ornela_sulce@cci.al

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.