Rekrutimi e seleksionimi i punonjësve
Data: 18 Tetor 2019
Ora: 09:00-17:00
Objektivat dhe cfarë do trajnohet?
Moduli “REKRUTIMI si pjesë strategjike e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore “– Tema të lidhura me efektivitetin dhe njerezit në biznes “është nje 12-orësh interaktivitet grupi ne forma pune të leksionit alternativ, konsultës së drejtpërdrejtë personale, (vete)testimit online dhe te drejtperdrejte gjate trajnimit; punës në grup , Angazhimi i shpeshte ne “role play” do të reflektojë detyra specifike ne situata reale të modulit ne biznes/organizate. “Cfare merret me vete = A.C.T” nga ky trajnim perben nje “Tool Box” me format e nevojshme te perdorshme ne proceset e mesuara se bashku ne trajnim.
Personat qe tashme kane marre nje ose me shume trajnime nga kjo lektore, mund te marrin nje sesion coaching para ose pas takimit trajnues per te pare/ permiresuar ecjen si profesioniste te BNj.
Objektivat mësimore të këtij moduli janë që t’u japë pjesëmarrësve mundesine:
- Të dijë / të bëhet e/i aftë të mësojë dikë tjetër (skuadrën pas saj/tij) si të zhvillojnë një intervistë të strukturuar, si në SME dhe koorporata.
- Të dijë të përdorë teknika intervistimi dhe të mbaje kontrollin e procesit perzgjedhes
- Të njohë dhe të fillojë të përdorë strategji intervistimi të bazuara në sjelljen e aplikantëve
- Të njohë dhe të fillojë të përdorë strategji sigurimi suksesi të mirë-vendosjes në kompani të kandidatëve të përzgjedhur (sucessful onboarding)
Fushat ku do të fokusohet janë (bazuar në interesa të përgjithshme të mbledhura nga sektori)
Nga “…kemi nevojë për një punonjës të ri …mirëseerdhe në kompaninë tonë”
Burimet Njerëzore dhe…
- Pse rekrutimi është me vlere
- Analiza e rekrutimeve të sakta/gabuara , nga brenda dhe jashtë biznesit
- Vendimet që sjellin marrjet/prurjet e suksesshme, të dështuara
- Procesi hap pas hapi i seleksionimit të punonjësit të ri
- Kompetencat dhe përkthimi i tyre në procesin përzgjedhes
- Intervistimi sjellor versus situatave “what if…”
- Praktikë në krijimin e sistemit intervistues sjellor
- Intervistimi dhe CV/Përshkrimi punës
- Cfare duhet dhe nuk duhet bërë gjatë intervistimit-Ligji dhe morali
- Përzgjedhja – “it takes a village”
- Hartë me stacionet përmirëpritjen në kompani (për suksesin ose dështimin e gjithe procesit)
Kush mund të marrë pjesë?
- Cilido ne kompani që iu kërkohet të kryejnë rekrutime në kompani
- CEOs / drejtues/ pronarë të cilët aspirojnë të përmirësojnë aftesitë e tyre përzgjedhëse për stafin që punon direkt për ta.
- Të sapo graduuar nga universiteti cilët aspirojnë të futen në punë ne manaxhimin e BNj duke kerkuar more
Niveli i kërkuar i perkushtimit dhe zhvillimi
- Kandidatet – aspirante per te hyre ne Burimet Njerezore te kene patjeter nje shkollim te pergjithshme jo me poshte se niveli Bachelor;
- Punonjës aktualë të BNJ ose në funksione te ngjashme ne një nivel fillestar ose mesatar të cilët duan te bejne ne kompanite nga vijne trajnimeve te BNj si ToT. Pjesëmarrja është e limituar duke synuar te ruhet cilesia e network qe krijohet dhe mbahet gjate dhe pas trajnimit. Koha e trajnimeve është shumë intensive, me përqendrim të plotë si dhe dëfryese njëkohësisht.
LEKTORI:
Ph.D. Elida Motro-Iljazi është CEO dhe themeluese e kompanisë “EMI Coaching and Consulting”, (www.emi-cc.com) një firmë e angazhuar për përmirësimin e performancës së individëve dhe skuadrave në tregun e punës.
Elida vazhdon studimet kerkimore te doktoratures ne Vjene, Universiteti i Shkencave te Aplikuara Eisenstadt ne fushen e menaxhimit te Burimeve Njerezore. Kjo erdhi pasi ka perfituar Certifikaten-Master nga Cornell University në New York per Studimet per Burimeve Njerëzore, si dhe Master në Marketing në Universitetin Ekonomik të Tiranës dhe nje B.A. diplomë nga Universiteti i Tiranës. Ne 2016-17 ajo ishte lektore dhe pike kontakti per Shqiperine per programin nderkombetar te qeverise suedeze per zhvillimin e sektorit privat e atij publik, program i iniciuar e zbatuar prej 15 vjetesh nga SIDA, SIPU e JARSKOG KONSULT[2] me pjesemarres nga 5 vende te Europes. Nderkohe si lektore per Burimet Njerezore ne Universitetin Tirana Business University, ajo jep lendet “Menaxhimi i Burimeve Njerezore”, “Komunikimi administrativ dhe i Biznesit” dhe “Sjellja organizative” për studentet e master dhe bachelor.
Elida sjell më shumë se 25 vjet pervoje në trajnim, konsultim, drejtim Burimesh Njerezore, dhe përvojë menaxhuese ne një gamë të gjere industrish, organizatash, dhe sektorësh. Ekspertiza e Elidës përfshin një sërë temash, me një fokus të veçantë në programet strategjike në zhvillimin e biznesit dhe menaxhimit të performancës se njerezve.
Përveç viteve te menaxhimit te drejtperdrejte te dy bizneseve te saj, Elida ka shërbyer si Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe te Pergjegjesise se Korporates në një institucion ndërkombëtar mikrofinanciar. Në këtë rol, Elida ka projektuar dhe drejtuar të gjitha aspektet e zgjerimit të kompanisë prej 80 të punësuarve në 350, në një hapësirë prej pesë vjet rresht, pervoja shume te perdorshme në zhvillimin dhe konsulencen për menaxherët dhe drejtuesit e bizneseve te ndryshme duke fokusuar kthimin e investimit ne njerez dhe ne profesionistët e Burimeve Njerezore.
Elida ndan pervoje gjithashtu si profesore e jashtme në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik për Degën e Marketingut në këtë Universitet, ku ajo lektoroi International Business, Studim tregu, dhe Marketing të Shërbimeve. Gjithashtu ajo lektoron ne 2018-2019 lenden e Menaxhimit te Burimeve Njerezore dhe te Komunikimit per studentet e master dhe bachelor ne Tirana Business University.
Elida ofron shërbime këshilluese në tregun nderkombetar dhe rajonal ne fushën e menaxhimit strategjik të stafit te larte, zgjedhjen e zhvillimin ne pune te personelit te larte e te mesem dhe programe specifike per burimet njerezore si zhvillim te aftësive intervistuese, te mbajtjes se stafit, konsultime në karrierë, matricen e kthimit te investimit te burimeve njerezore, ne komunikim, dhe ngritjen e efektivitetit të forcës se punës, dhe rritjes se diversitetit.
Elida është ligjëruese publike dinamike dhe ka folur në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për çështje të drejtimit te biznesit dhe te burimeve njerëzore.
Ajo ofron shërbimet e saj vullnetarisht ne komunitetin e te rinjve profesioniste ne kryqezim karriere, ne fshatrat SOS si dhe mbështet të pastrehët e moshuar që banojnë në strehimore te drejtuara nga shteti.
PAGESA:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 60 Euro. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte. Afati i aplikimit eshte 15 Tetor 2019.
Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit ==>
Kontakt: Ornela Sulce
Tel: +355 (0) 45 800 934
E-mail: ornela_sulce@cci.al