Qeverisja e Biznesit Familjar dhe Arkitektura e Organizates

Qeverisja e Biznesit Familjar dhe Arkitektura e Organizates

Qeverisja e Biznesit Familjar dhe Arkitektura e Organizates

Lektor: Neritan Sota, Price Water Cooper

Data: 23 Prill

Ora: 09:00-17:00

OBJEKTIVI

Trajnimi ka si qellim kryesor njohjen me çeshtjet kryesore te cilat impaktojne biznesin familjar si edhe trajtimin e tyre. Biznesi familjar eshte forma me e perhapur e biznesit jo vetem ne Shqiperi por edhe tregjet globale, si rrjedhoje, çeshtjet e lidhura me te sidomos ne fazen e zgjerimit te tij ne nivele korporative apo te qenit “Group” jate tejet te rendesishme dhe trajtimi i tyre ushtron impakt ne teresine e veprimtarise se organizates.
Ne kuader te tematikave dhe mjeteve te cilat vijne ne ndihme te çeshtjeve te tilla, do te trajtohet edhe Arkitektures se Korporates si nje metode per te udhehequr transformimin e biznesit permes tre dimensioneve kryesore te tij: Operacionet e Biznesit, Sistemet e Informacionit dhe Teknologjia.
Gjate ketij trajnimi do te preken bazat e rrugetimit dhe çeshtjeve te lidhura me biznesin familjar, diagnostikimi i ketyre çeshtjeve, dzenjimi i zgjitdhjeve si edhe i arkitektures se organizates si edhe disa shembuj praktik te aplikimit te tyre ne situata te biznesit.

PERSHKRIMI I PROGRAMIT

Programi i trajnimit mbeshtetet ne çeshtjen kryesore te biznesit familjar te shfaqur ne dy drejtime te ndryshme por te lidhura ngushte bashke:

  • Menaxhimi i pronesise. Trajtimi i sfidave kryesore te menaxhimit te pasurise se organizates te pare ne kendveshtrimin e familjes, menaxhimin e governances, çeshtjet e vlerave dhe identitetit si edhe çeshtjet e vazhdimesise planifikimit te lidershipit permes gjeneratave te familjes.
  • Menaxhimi i rritjes. Trajtimi i çeshtjeve te lidhura me rritjen e organizates dhe biznesit duke trajtuar çeshtjet e lidhura me menaxhimin e rritjes se te ardhurave, menaxhimin e perfitueshmerise, menaxhimin e talentit, menaxhimin e riskut dhe rregullatoreve, menaxhimin e kapitalit, menaxhimin e pronesise si edhe menaxhimin e transformimit dixhital.

Ne trajtimin e çeshtjeve te modelit te korporates, do te perfshihet edhe programi i Arkitektures se Biznesit, i cili mbeshtetet ne metodologjine TOGAF (The Open Group Architecture Framework), nje metodologji e perdorur nga organizatat per te permiresuar performancen dhe eficencen e tyre. Ky program e koncepton korporaten/organizaten ne teresine e saj si te perbere nga komponentet e saj kryesore:

  • Arkitektura e biznesit.
  • Arkitektura e Sistemeve te Informacionit.
  • Arkitektura e Teknologjise.

Kjo qasje ndaj biznesit familjar synon te tregoje metodat te cilat permiresojne ecurine e saj pergjate sfidave te rritjes, çeshtjeve te pronesise si edhe çeshtjeve . Ky program synon ne dhenien e nje pikpamje te re te strukturuar ndaj ndryshimeve dhe permiresimit te organizatave ne Shqiperi per te rritur eficiencen dhe minimizuar kostot apo edhe deshtimet ne transformimet ne operacione te biznesit po ashtu edhe ne teknologji.

KUSH JANE PERFITUESIT

Trajnimi synon audiencen e menaxhereve ne pozicione kyce te biznesit si CFO, COO, CIO, CTO, administratoret e pergjithshem si edhe aksioneret e këtyre bizneseve familjare.

METODOLOGJIA

Trajnimi do te kryhet ne menyre interaktive me pjesemarresit ku qasja jone do te jete si me poshte:

  • Diskutim i temes
  • Shtjellim i çeshtjeve teorike
  • Aplikimi i çeshtjeve ne raste studimore ne grup
  • Diskutim i lire

Dita 1.

Tema 1 Hyrje ne çeshtjet korporative
Tema 2 Modeli operativ dhe Qeverisja e korporates
Tema 3 Hyrje ne Arkitekturen e Organizates
Tema 4 Zgjidhja e problematikave nepermjet arkitektures dhe metoda TOGAF
Tema 5 Planifikimi strategjik dhe Treguesit Kyc te Performances
Tema 6 Njerezit dhe Organizata

TRAJNUESI: Neritan Sota

Neritani eshte Menaxher ne praktiken tone Advisory ne PwC Shqiperise dhe Kosoves. Ai ka pervoje ne sektorin e energjitikes, sherbimet publike, te biznesit e konsumatorit, prodhim, sigurimeve, bankave dhe institucioneve publike. Neritan ka njohuri te gjere mbi zhvillimin e strategjise. Pervoja e tij ne projekte vjen nga fusha e strategjise se korporates, menaxhimin e kategori, menaxhimin e shpenzimeve, permiresimin e procesit te biznesit, krijimin dhe matjen e modeleve te kompetences dhe TKP-se, ristrukturimi si dhe pas integrimin operacional pas bashkimit te organizatave. Neritan ka nje diplome ne Financa / Kontabilitet ne Universitetin e Tiranes. Ai eshte gjithashtu aspirante per anetaresim te ACCA ne UK.

PAGESA

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 10000 lek. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.

Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit ==> https://goo.gl/forms/YxNZMRX2aLPcHcy32

Kontakt: Ornela Sulce

Tel: +355 (0) 45 800 934

E-mail: ornela_sulce@cci.al

Share this post