Pronësia intelektuale, e drejta e biznesit për të rritur standardin në të mirë të konsumatorit
Me 28 tetor 2021, me pjesëmarrjen e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Znj. Delina Ibrahimaj, u zhvillua në Pallatin e Kongreseve eventi me temë “Rëndësia e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale- në këndvështrimin e biznesit”.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë e përfshire në promovimin dhe mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale, ishte pjesë e debatit e zhvilluar në këtë takim, me shumë aktore, si DPPI, ZSHDA, ISHMT, apo te shoqërisë civile, si Dhoma ekonomike e grave, SHGPAZ, artizanët, biznese prodhuese dhe përpunuese, duke nënvizuar faktin se si Dhomë, kemi qenë dhe jemi pararojë e promovimit, mbrojtjes, këshillimit të anëtarësisë tonë dhe bizneseve në fushën e Pronësisë Intelektuale, në mënyrë që të rriten standardet e biznesit, si dhe konsumatori të marrë produkt origjinal.
Gjithashtu u ngrit edhe problemi i luftës ndaj piraterisë dhe mallrave te falsifikuara, sidomos në fushën e farmaceutikes, ushqimore dhe veshjeve. Bashkëpunimi ndër institucional mes dhomave të tregtisë dhe shoqatave të tjera të biznesit, do të ishte një vlerë e shtuar për të gjithë.