Projekti Future 4.0 prezantohet gjatë workshopit organizuar nga Agjencia për Zhvillim Ekonomik Lokal, Vlorë

Projekti Future 4.0 prezantohet gjate workshopit organizuar nga Agjensia per Zhvillim Ekonomik Lokal/Vlore

Projekti Future 4.0 prezantohet gjatë workshopit organizuar nga Agjencia për Zhvillim Ekonomik Lokal, Vlorë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në cilësinë e partnerit të 8 të konsorciumit implementues të projektit Future 4.0, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Ekonomik Lokal, u angazhua në datën 25 Prill 2019, pranë ambjenteve të Regina City Hotel Vlorë, në një ditë promovimi të projektit Future 4.0. Ky event ku stafi I DHTIT iu bashkëngjit formatit  të menduar nga AULEDA kishte si synim informimin dhe ndërgjegjësimin e bizneseve pjesëmarrësve në lidhje me aktivitetet e projektit Shipmentt, udhëhequr nga AULEDA, por pa lënë pa përmendur edhe rolin e DHTIT në promovimin e  rezultateve dhe mbështetjen e deritanishme të ofruar për të gjithë ata sipërmarrës që synojnë të kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të nautikës, si dhe produktet e konkretizuara gjatë vitit të shkuar të implementimit të tij në kuadër të projektit Future 4.0.

Objektivi kryesor i projektit FUTURE 4.0 është dizenjimi i Smart Learning Model për Industrinë 4.0, duke ndihmuar në menaxhim në një pjese fillestare të procesit të inovacionit (Hartëzimin Teknologjik) dhe duke përdorur mjete të reja të planifikimit strategjik për të ndihmuar në parashikimin e të ardhmes ndryshe dhe krijimin e organizmave më aktive (mjetet e parashikimit) për t’u testuar me universitete, kompani, aktorët dhe palët e interesit të R & I në çdo territor duke aplikuar qasjen Triple Helix – një grup ndërveprimi midis akademisë, industrisë dhe qeverive.

Gjetjet do të jenë themeli për dizajnimin e një platforme të trajnimit të njohurive, kompetencës dhe aftësive / shpërndarjes së të mësuarit – platforma FUTURE 4.0. Platforma do të jetë pjesë e Smart Learning Model and Strategy, të zbatuar dhe të vlerësuar nëpërmjet veprimeve pilote lokale, duke përfshirë arsimim industrial efektiv dhe trajnimin për inovacion, duke rritur bashkëpunimin Universitet-Industri.

Pjesëmarrësit në takimin e organizuar nga Agjensia për Zhvillim Ekonomik Lokal u njohën krahas të tjerash edhe me përpjekjet që 9 partnerë nga vendet e rajonit Adriotiko-Jonian, përfshirë këtu institucione publike, private, universitete dhe qendra kërkimore po kryejnë me qëllim zhvillimin e një përqasjeje të re ndaj modelit të industrisë 4.0, hartimin e një strategjie të përbashkët për të përtërirë ndërmarrjet përmes një edukimi të veçantë në epokën e sotme digjitale (Smart Learning Model) për zhvillimin e sektorit të kantjerit dhe ndërtimit të anijeve, sidomos me aktivitetet e pritshme që DHTIT do të realizojë në muajt në vijim gjatë implementimit të projektit.

Së fundmi, por jo më pak I rëndësishmi ishte edhe prezantimi i outputeve nga AULEDA, në cilësinë e organizatores kryesore të eventit, me  fokus prezantimin e skenarëve të industrisë dhe zhvillimin e tregut për zonën ADRION në lidhje me teknologjitë blu dhe veçanërisht sektorin e mobilitetit të lundrimit të gjelbert dhe partnerët që implementojnë atë.

Share this post