Projekti Future 4.0 prezantohet gjate dy ditëve të Panairit të Përgjithshëm “Dita e Verës 2019″
Zhvillohet në 13-14 Mars 2019, në Elbasan, në ambientet e Pallatit të Sportit, seanca e promovimit mbi shërbimet që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT) ofron ndaj sipërmarrjes shqiptare, ku ndër të tjera u fokusua edhe në promovimin e projektit “Future 4.0”. Ky event i përbashkët promovues iu bashkua Panairit të Përgjithshëm “Dita e Verës 2019” me një stendë të posacme.
Bashkëpunimi në organizimin e këtij eventi kishte si qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e gjithë pjesëmarrësve në stenda apo në ambjentet e panairit, qofshin këta përfaqësuesit e kompanive ekspozuese, institucionet arsimore, organet publike, apo edhe publikun e gjërë me aktivitetet e projektit, rezultatet dhe mbështetjen e deritanishme të ofruar për të gjithë ata sipërmarrës që synojnë të kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të nautikës, si dhe produktet e konkretizuara gjatë vitit të shkuar të implementimit të tij.
Objektivi kryesor i projektit FUTURE 4.0 është të dizenjimi i Smart Learning Model për Industrinë 4.0, duke ndihmuar në menaxhim në një pjese fillestare të procesit të inovacionit (Hartëzimin Teknologjik) dhe duke përdorur mjete të reja të planifikimit strategjik për të ndihmuar në parashikimin e të ardhmes ndryshe dhe krijimin e organizmave më aktive (mjetet e parashikimit) për t’u testuar me universitete, kompani, aktorët dhe palët e interesit të R & I në çdo territor duke aplikuar qasjen Triple Helix – një grup ndërveprimi midis akademisë, industrisë dhe qeverive. Gjetjet do të jenë themeli për dizajnimin e një platforme të trajnimit të njohurive, kompetencës dhe aftësive / shpërndarjes së të mësuarit – platforma FUTURE 4.0. Platforma do të jetë pjesë e Smart Learning Model and Strategy, të zbatuar dhe të vlerësuar nëpërmjet veprimeve pilote lokale, duke përfshirë arsimim industrial efektiv dhe trajnimin për inovacion, duke rritur bashkëpunimin Universitet-Industri.
Të gjithë vizitorët e stendës sonë dedikuar promovimit të projekteve, por edhe përfaqësuesit e kompanive ekspozuese të vizituar stendë më stendë, u njohën me përpjekjet që 9 partnerë nga vendet e rajonit Adriotiko-Jonian, përfshirë këtu institucione publike, private, universitete dhe qendra kërkimore po kryejnë me qëllim zhvillimin e një përqasjeje të re ndaj modelit të industrisë 4.0, hartimin e një strategjie të përbashkët për të përtërirë ndërmarrjet përmes një edukimi të veçantë në epokën e sotme digjitale (Smart Learning Model) për zhvillimin e sektorit të kantjerit dhe ndërtimit të anijeve, sidomos me aktivitetet e pritshme që DHTIT do të realizojë në muajt në vijim gjatë implementimit të projektit.
Për të arritur një audiencë më të madhe, por edhe për të përcjellë një informacion sa më konciz u përdorën të gjitha materialet promovuese të realizuara, të tilla si Roll-up banner, fletushka, dosje, fletëprezantimi të projektit, stilolapsa, kartëvizita të dedikuara etj.
Për më shumë informacion rreth projektit mund të vizitoni faqen zyrtare të projektit:
- https://future4.adrioninterreg.eu/
- faqen twitter: https://twitter.com/FUTURE_4_0
- Linkedin: https://www.linkedin.com/company/future-4-0-project/
ose kontaktoni Koordinatoren e Projektit për DHTIT: Znj. Jonida Haxhillari
Email: jonida_haxhillari@cci.al
Tel: +355 (0) 699727952
Foto Galeri: