BALKANET

BALKANET

BALKANET

Emri i projektit : RRJETI I IDEVE BALLKANIKE PËR INOVACION TË QËNDRUESHËM NË SEKTORIN AGRO-USHQIMOR

Akronimi i projektit: BALKANET, Ref. Nr. /BMP1/1.2/2469/2017

Kohëzgjatja e projektit24 muaj (09.2017 ÷ 09.2019)

Aksi Prioritar 1: Inovacioni dhe Sipërmarrja

Objektivi Tematik 3:  Rritja e konkurueshmërisë së SME-ve

Objektivi Specifik 1.2.  Territore Inovative

Prioriteti i Investimeve 3d: Mbështetja e kapaciteteve të SME-ve për rritjen e tyre në tregjet rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe përfshirja e tyre në proceset inovative.

Partneri Kryesor:

Dhoma e ILIA-s , Pirgos (GR)

Partnerët:

Kompania për Zhvillim e rajonit të Greqisë Perëndimore S.A. OTA – OLYMPIAKI S.A, Patras (GR)

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (AL)

Universiteti i Tiranës i cili konsiderohet si aktor akademik thelbësorë në kërkimin shkencor për cështjet e agrikulturës (AL)

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Vratsa-s (BG)

Agjencia për Zhvillim Rajonal dhe Ekonomik,  Vratsa (BG)

Përshkrimi i Projektit

Ideja e projektit synon të përmirësojë kapacitetin inovativ të SME-ve në sektorin agro-ushqimor duke u përballur me disa sfida të përbashkëta të rajonit të BMP. Aktivitetet e projektit do të mbështësin proceset inovative në tre shtylla të ndryshme strategjike, me qëllim që të krijojnë territore inovative. Rajoni i BMP ka disa sfida të përbashkëta për t’u zgjidhur, si emigrimi i inovatorë të aftë dhe me nivel të lartë edukimi, papunësia e lartë (sidomos tek të rinjtë), kohezioni social, pamundësia e tregut të punës për të krijuar vende të reja dhe të qëndrueshme pune, vështirësi për të përmirësuar kompanitë start-up, optimizimin e potencialit të rritjes së SME-ve dhe mundësitë e tyre për bashkëpunim ndërkombëtarë, si dhe konkurrueshmërinë.

Meqenëse agri-kultura është një fushë e rëndësishmë ekonomike e rajonit të BMP, projekti përqëndrohet kryesisht në zhvillimin e tregut agro-ushqimor përmes një modeli pilot ndërkombëtar të rrjetit të aktorëve lokal të interesit (SME-ve, institucioneve, qendrave kërkimore, inovatorëve të rinj dhe shoqërisë civile) dhe transferimin e praktikave më të mira inovative. Qasja kryesore e projektit në adresimin e sfidave të mësipërme, ka të bëjë me sinergjinë e të gjithë Paketave të Punës (PP). Duke iu referuar specifikisht PP-ve teknike, këto janë ndërtuar me një komplementaritet të fortë për të garantuar rritjen e njohurive dhe të kuptuarit e përbashkët të modeleve të reja potenciale të biznesit në fushat e përfshira. Zgjidhjet e reja të propozuara kanë të bëjnë me përdorimin e pajisjeve dixhitale dhe moderne për të garantuar që rezultatet e projektit të jenë të hapura të publikuara dhe të jenë lirisht të disponueshme edhe jashtë zonës së projektit.

Projekti BALKANET është frymëzuar nga tre elementët e mëposhtëm:

  1. Ndërgjegjësimi se është strategjikisht e rëndësishme të asistohen modelet inovative të biznesit në sektorin e agroushqimit të rajonit të BMP,
  2. Bindja se përmirësimi i mundësive të bashkëpunimit ndërkombëtar të rajonit të targetuar është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për të ngritur dhe zgjeruar një rrjet operativ përmes SME-ve lokale dhe qendrave kërkimore, veçanërisht në lidhje me aftësitë e inovatorëve të rinj,
  3. Rëndësia e komunikimit në transferimin e praktikave më të mira për të promovuar rritjen e qëndrueshme të rajonit.

Objektivi i Përgjithshëm

Objektivi i Përgjithshëm i projektit është:

  • Të krijojë një rrjet ndërkombëtar pilot për të favorizuar proceset në ndryshim të inovacionit,
  • Të promovojë kërkimin aplikativ,
  • Të mbështesë kapacitetet e SME-ve,
  • Të lehtësojë kërkesë-ofertën publike / private të kërkimeve dhe modeleve inovative të biznesit për një rritje të qëndrueshme të sektorit agro-ushqimor në rajonin e BMP, në përputhje me objektivin kryesor të programit, i cili është “të ndërtojë mbi pasuritë e përbashkëta territoriale dhe të nxisë zhvillimin e integruar territorial dhe bashkëpunimin për një rajon më konkurrues dhe më të qëndrueshëm Ballkanik-Mesdhetar”.

Objektivat kryesore specifike:

  • Identifikimi, analizimi dhe ndarja e praktikave më të mira ekzistuese agro-ushqimore dhe rritja e modeleve të reja të biznesit në rajonin e BMP;
  • Krijimi i një Rrjeti Ndërkombëtar Bashkëpunimi midis qendrave kërkimore private / publike dhe ndërmarrjeve lokale për të përmirësuar efikasitetin dhe kapacitetet e SME-ve, duke iu referuar në veçanti përmirësimit të aftësive dhe kompetencave të inovatorëve të rinj;
  • Rritja e ndëgjegjësimit, transferimi i njohurive dhe nxitja e mirëkuptimit të përbashkët mbi rëndësinë e inovacioneve të qëndrueshme të biznesit në sektorin e agro-ushqimit të rajonit të BMP.

Vlera e shtuar dhe qasja:

Vlera e shtuar e projektit është që të mbulojë shtyllat strategjike të agrobiznesit:

  • Metodat dhe teknikat e Agrikulturës/Bujqësisë,
  • Përpunimi i produkteve,
  • Paketimi dhe marketingu.

Aktivitetet Kryesore:

  1. PP1 “Menaxhimi dhe koordinimi i projektit” koordinon detyrat dhe rolet e partnerëve;
  2. PP2 “Komunikimi i projektit dhe shpërndarja” që do të sigurojë strategjinë e komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm;
  3. PP3 “Studimi, analiza dhe vlerësim-krahasimi” që do të thellojë kontekstin agro-ushqimor të rajonit të përfshirë dhe do të favorizojë shkëmbimin e praktikave dhe njohurive më të mira ndërmjet partnerëve kërkimorë dhe aktorëve privatë;
  4. PP4 “Krijimi i Rrjetit BALKANET“, i cili do të jetë faza kryesore e të gjitha aktiviteteve të projektit që përmirësojnë sistemet lidhëse përmes aktorëve lokalë;
  5. PP5 “Transferimi i BALKANET inovacioneve agro-ushqimore” që të konsiderojë kapitalizimin e përvojave inovative. Të gjitha aktivitetet e lartpërmendura do të ndikojnë në mundësinë e rritjes së kapacitetit të inovacionit të SME-ve në produktet agro ushqimore dhe proceset për rritjen e konkurrueshmërisë së territoreve përkatëse.

Përfitimet/Rezultatet

Rezultatet e projektit janë:

  • Përmirësimi i njohurive dhe ndërgjegjësimit të përbashkët për modelet inovative dhe të qëndrueshme të biznesit në sektorin e agro-ushqimit nëpërmjet shkëmbimit dhe marrëdhënieve ndërmjet ndërmarrjeve dhe institucioneve kërkimore;
  • Shtimi i proceseve / inovacioneve të produktit për SME-të agro-ushqimore vendase;
  • Nxitja e vizibilitetit dhe mundësive të punësimit për inovatorët përmes SME-ve vendore.

Rezultatet e pritshme

  • Analiza e kontekstit të agro-biznesit të rajonit të BMP dhe dokumenti i vlerësimit.
  • Krijimi i Bazës së të Dhënave me praktikat më të mira inovative nga sektori i agro ushqimit dhe idetë e produkteve/ proceseve inovative.
  • Krijimi i bazës së të dhënave të palëve lokale të interesit
  • Rrjeti i Platformës së projektit – faqja zyrtare
  • Sistemi dixhital i shërbimit të internetit për të gjithë subjektet e përfshira në projekt dhe i disponueshëm për aktorët e jashtëm.
  • Krijimi i një dokumenti udhëzues që do të përdoret nga rrjeti pilot i projektit në mënyrë që të krijohet një model biznesi inovativ.
  • Krijimi i një udhërrëfyesi komunikimi dhe marketingu për ndërmarrjet e reja inovative.
  • Organizimi i praktikave më të mira të vizitave në terren në mënyrë që të lehtësohet transferimi i njohurive dhe bashkëpunimi midis aktorëve lokalë.
  • Organizimi i Takimeve për ndarjen e Praktikave më të Mira, me qëllim përmirësimin e lidhjeve ndërkombëtare përmes SME-ve, studiuesve dhe inovatorëve të rinj.

Projekti bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.