Projekti Balkanet

Projekti Balkanet

Projekti Balkanet

Stafi DHTIT i projektit BALKANET përbërë nga znj. Viola Xhindi – Drejtore e Departamentit të Projekteve, z. Arbi Hoxha – Koordinator i Projektit BALKANET dhe znj. Elida Boshnjaku – Staf Teknik i Projektit mori pjesë në Eventet 3 Ditore në kuadër të AGRA 2020 dhe aktiviteteve si vizitë studimore dhe takime B2B organizuar nga DHTI Vratsa, që u zhvilluan në Plovdiv, Bullgari,  gjatë datave 19-21 Shkurt 2020.

Në ditën e parë të eventit, Stafi DHTIT i projektit së bashku me partnerët bullgarë  nga DHTI Vratsa dhe ARZHE Vratsa ishin pjesë e “Ekspozitës Ndërkombëtare të Bujqësisë”, duke u përfaqësuar me anë të një stende të përbashkët  të dedikuar  për projektin BALKANET. Tek vizitorët u prezantuan qëllimi i projektit, aktivitetet, rezultatet e arritura dhe ato të pritshme. Nga vizitorë të ndryshëm pati shumë interes mbi projektin.  

Pas ekspozitës,  stafi DHTIT i projektit së bashku me DHTI Vratsa  vijuan sipas agjendës me një vizitë tek Kantina e Verës “Bessa Valley Winery”, e cila ndodhej në fshatin Ognianovo në Bullgari. Vizitorët u pritën nga Menaxheri i Kantinës i cili prezantoi për të gjithë aktivitetin në terma të varieteteve të vreshtave, teknologjisë, personelit, prodhimit, si dhe tregtisë. Vizita u shoqërua me bashkëbisedim interesant dhe degustim të llojeve të verërave.  

Në ditën e dytë të eventitstafi i projektit DHTIT mori pjesë në Ëorkshopin tematik “Inovacioni në sektorin agro-ushqimor – rruga drejt bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërkombëtar në zonën Ballkan-Mesdhe”, i cili u organizua nga DHTI Vratsa në bashkëpunim me ARZHE Vratsa në kuadër të AGRA 2020. Gjatë workshopit u prezantua gjendja e sektorit agro-ushqimor në Bullgari, avantazhet dhe problematikat për përmirësim nga palët e interest siç ishin fusha akademike, biznesetë insitutet kërkimore dhe shkencore. Në përfundim të workshopit, stafi DHTIT i projektit mori pjesë në  takimet e përbashkëta me përfaqësuesit bullgar nga qendrat kërkimore, akademia dhe bizneset ku u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta.  

Pas ëorkshopit, eventi 2 ditor vijoi me një vizitë në Universitetin e Agrobiznesit dhe Zhvillimit Rural, Bullgari. Kjo vizitë u prit nga Rektorja e universitetit znj. Mariana Ivanova, dhe Zv.Rektorja Znj. Patricia Georgieva. Znj. Ivanova, prezantoi shkurtimisht eksperiencën e Universitetit bullgar, projektet e implementuara dhe ato në implementim në programet të ndryshme të sektorit agro-ushqimor, lëvizshmërisë, edukativ etj. Gjatë takimit, stafi DHTIT i projektit së bashku me Universitetin Bujqësor të Tiranës, treguan interes për të bashkëpunuar me Universitetin e Agrobiznesit dhe Zhvillimit Rural në Bullgari në projekte të ardhshme për sektorin.

Në ditën e tretë të eventit, stafi DHTIT i projektit mori pjesë në Konferencën për Sektorin Agro-Ushqimor dhe Takimet B2B brenda AGRA 2020. Të dy aktivitetet ishin shumë interesante për t’u njohur me sektorin agro-ushqimor si nga ana teorike nga punimet e artikujve shkencor si dhe nga ana praktike nga aktiviteti i kompanive. Pas këtyre dy aktiviteteve, stafi DHTIT i projektit së bashku me partnerët bullgar iu bashkuan Vizitës Kulturore në Qytetin Plovdiv ku vizituan atraksionet kryesore historike dhe kulturore të qytetit.

Përsa më sipër gjeni të ilustruara aktivitetet përmes fotove.

Share this post