Projekti Addupt/ Konsultim me grupin e ekspertëve

Projekti Addupt/ Konsultim me grupin e ekspertëve

Në kuadër të projektit Addupt, u zhvillua sot, datë 23 Tetor 2023, workshopi mbi raportin kombëtar të Shqipërisë për gjetjet në lidhje me mospërputhjet e aftësive në sektorin e gjelbër përmes përmirësimit të aftësive digjitale të Arsimit dhe Formimit Profesional, përgatitur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në bashkëpunim me ACT-Center (Qendra Shqiptare për Edukim, Përkujdesje dhe Trajnim).

Në këtë takim konsultues në nivel ekspertësh, i cili u mbajt pranë ambienteve të DHTIT, morën pjesë përfaqësues nga Dhomat e Tregtisë, përfaqësues të biznesit të gjelbër, përfaqësues të Qendrës së Arsimit e Formimit Profesional, si dhe nga autoritetet arsimore lokale/kombëtare.

Qëllimi kryesor i këtij raporti është të hedhë dritë mbi tendencat aktuale dhe nevojat në ndryshim të tregut të punës në sektorin e gjelbër.

Kjo analizë gjithëpërfshirëse do të ndihmojë në formulimin e një mekanizmi operacional që do t’i hapë rrugën një fuqie punëtore të aftë dhe të adaptueshme për të kontribuar ndjeshëm në rritjen dhe qëndrueshmërinë e sektorit të gjelbër në vend.

Share this post