Projekti “1FUTURE”/ Vizitë studimore në Universitetin e Lundit, Suedi

Projekti “1FUTURE”/ Vizitë studimore në Universitetin e Lundit, Suedi

Vizita studimore në Universitetin e Lundit, Suedi, gjatë datave 13-16 qershor, si një nga universitetet kryesore të Evropës në kërkime intensive, rezultoi një përvojë me vlerë.

Programet akademike në këtë institucion të arsimit të lartë bashkuar me infrastrukturën moderne dhe profesorët e përkushtuar, kontribuan në pasurimin e projektit 1FUTURE.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është partnere e projektit 1FUTURE, projekt i cili synon të mbështesë institucionet e arsimit të lartë të Ballkanit Perëndimor për të ndërtuar kapacitete në fushën e qëndrueshmërisë, elasticitetit dhe veprimit klimatik.

Studimi synoi të tregoi se si Universiteti i Lundit punon me çështjet e qëndrueshmërisë në mësimdhënie, kërkime dhe shërbime universitare.

Gjatë ditëve në vijim, u organizuan gjithashtu takime lidhur me projektin, të cilat kishin për qëllim vlerësimin e progresit aktual në aktivitetet e projektit, detyrat, rezultatet dhe pikat kryesore.

Projekti 1FUTURE bazohet mbi nevojën dhe ambicien për të udhëhequr veprimet klimatike në Institucionet e Arsimit të Lartë (HEIs) në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Është e rëndësishme që sistemi i arsimit të lartë të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve dhe njohurive ndërdisiplinore për një shoqëri të qëndrueshme dhe elastike, në gjendje të rindërtojë më mirë ekonomitë tona të cenueshme. Investitorët, bizneset dhe qytetarët në të gjithë BE-në dhe Ballkanin Perëndimor duhet të jenë në gjendje të kenë akses në të dhëna dhe të zhvillojnë instrumente për të integruar ndryshimet klimatike në praktikat e tyre të menaxhimit të rrezikut.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.