Projekti 1Future/ Vizita e tretë studimore në Universitetin e Novi Sad

Projekti 1Future/ Vizita e tretë studimore në Universitetin e Novi Sad

Vizita e tretë studimore në kuadër të projektit 1Future, pjesë e programit Erasmus+, zhvilluar në Universitetin e Novi Sad (Serbi) në datat 4-7 dhjetor 2023, pati në fokus prezantimin e praktikave të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe risitë inovative për krijimin e komuniteteve rezistente ndaj klimës.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si partnere e projektit, prezantoi strategjinë e saj për arritjen e një qasjeje sa më efikase nga ana e sipërmarrjes në platformën që do të shërbejë për të ndërlidhur e fuqizuar bashkëpunimin ndërmjet universiteteve, sipërmarrjeve dhe studentëve drejt politikave më të qëndrueshme.

Përditësimi i kurrikulave të programeve studimore, me qëllim për t’i përafruar me objektivat e projektit, ishte një tjetër pikë e rëndësishme e ngritur gjatw diskutimit.

Gjithashtu, gjatë vizitës studimore, të gjithë partnerët e projektit parashtruan ecurinë e aktiviteteve të zhvilluara, si dhe planifikuan objektivat e projektit në vijim.

 

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.