BRE
Ky projekt është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, sipas Instrumentit të Asistencës së vendeve para-Aderimit (IPA II)
Prioriteti i programit
Forcimi i bashkëpunimit dhe konkurencës së bizneseve të vogla e të mesme mes shteteve.
Objektivi specifik i programit
Shtimi dhe përforcimi i kushteve për zhvillimin e tregut ndërkufitar të bizneseve të vogla e të mesme.
Partneriteti
Partner kryesor:
Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane
Partner projekti 2:
Ministria e Financave dhe Ekonomise së Shqipërisë (MFE)
Partner projekti 3:
Dhoma e Tregtisë, Industrisë, Artizanatit e Bujqësisië në Bari (CCIAA Bari)
Partner projekti 4:
Dhoma e Ekonomisë Mali i Zi /Privredna komora Crne Gore (PKCG)
Partner projekti 5;
Qendra e Inovacionit e Sipermarrjes Tehnopolis/ Inovaciono preduzetnički centar Tehnopolis (IPC Tehnopolis)
Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj (Data e nisjes: 15.03.2018; Data e përfundimit : 14.03.2020)
Përmbledhje
Projekti trajton sfidat kryesore të koordinimit mes Regjistrave Evropianë të Biznesit si një faktor kyç për një mjedis të përbashkët kontinental të biznesit, që sjell harmonizim administrativ, siguri legale, transparencë dhe konkurueshmëri të biznesit. Kështu, regjistrat e biznesit nga 26 vende të BE, krijuan Regjistrin Evropian të Biznesit, një rrjet i këmbimit të eksperiencave dhe i harmonizimit të regjistrave kombëtarë evropianë të biznesit. Përveç kësaj, direktiva e parë e Këshillit Evropian (9 mars 1968) mandaton vendet e reja anëtare për regjistrin qendror të biznesit, me disa kritere të përbashkëta. Sot vendet në proces para-aderimi në BE (si për shembull Shqipëria e Mali i Zi) nuk e kanë zgjidhur ende këtë cështje dhe po kryejnë debat legjislativ për të; nëse asgjë nuk ndodh, pas pranimit të tyre formal ato do të duhet të realizojnë përpjekjen e madhe për ndërlidhjen e menjëhershme me të gjitha standardet e BE.
Prandaj dhe projekti EBR, bën këmbimin dhe përmirësimin e eksperiencave mes regjistrave të biznesit italianë, shqiptarë e malazezë në 3 nivele: në atë legjislativ (ligjet, aktorët e përfshirë, politikat), në nivel operacional (menaxhimi i procesit), dhe në teknologji (programe software, mjetet kompjuterike, të dhënat). Eksperienca italiane (reformat e viteve 1993-2005 dhe zbatimi i regjistrit elektronik të biznesit) është një element i fortë: “Reformuesit e hershëm të regjistrave transformuan regjistrat e biznesit që më parë bazoheshin te letra, në një sistem kombëtar të centralizuar e të automatizuar, të sinkronizuar në rrjet, të tipit one-stop. Vendet me këto regjistra elektronikë biznesi (e-registry) kanë kohë më të shkurtër përfshirjeje, më pak procedura burokratike, kosto më të ulëta hyrjeje dhe lehtësira në krijimin e bizneseve.
Këto mësime shpresohet t’i vijnë në ndihmë vendeve të reja të BE, teksa ato nisin punën në arritjen e regjistrave elektronikë të biznesit konform BE [direketiva e Bankës Botërore, “Zbatimi i Shërbimit të Regjistrave Elektronikë të Biznesit (e-BR)”, 2007]. Prandaj si një platforme trans-kombëtare për ndërlidhjen e regjistrave të biznesit, ky projekt do të fuqizojë Dhomat e Tregtisë, Ministritë dhe mbështetësit e teknologjisë (politikat, menaxhimin e proiceseve, instrumentet IT); por mbi të gjitha vetë bizneset e vogla e të mesme (me anë të kërkimit të partnerëve, rritjes së konkurrueshmërisë e ligjshmërisë).
Objektivi kryesor, rezultatet e pritshmëritë
Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti i përshtatet objektivit specifik të Programit, pra fuqizimit të kuadrit dhe kushteve për zhvillimin e tregut të bizneseve të vogla e të mesme, me anë të krijimit të Platformës trans-kombëtare, duke lidhur me njëri-tjetrin 3 regjistrat kombëtarë të biznesit në ndihmë të bashkëpunimit mes kompanive. Ky mjet i zbatuar me anë të aktiviteteve të posaçme të trajnimit, do të nxisë një sjellje e strukturë ndërkombëtare të kompanive, duke i hapur ato ndaj të dhënave zyrtare të kompanive ekzistuese, e duke nxitur bashkëpunimin e inovacionin.
Objektiva specifike të projektit
1) Forcimi i kushteve dhe kuadrit për rritjen e konkurreushmërisë së bizneseve;
2) Ngritja e rrjeteve e organizatave të mbështetjes së biznesit, dhe promovimi i bashkëpunimit në institucionet publike;
3) Zhvilimi i kapaciteteve dhe skemave të trajnimit për ndërkombëtarizimin e bizneseve të vogla e të mesme
Produktet kryesore të projektit
1) Produkti kryesor i EBR do të jetë Platforma Partnere e Informacionit (Partner Query Platform), pika e përbashkët e 3 regjistrave të biznesit. Regjistrat e biznesit janë dhe do të mbeten pronë e institucioenve publike të përfshira në projektin EBR dhe do të regjistrojnë bizneset ekzistuese, por mund të konsultohen sipas kërkesës dhe të japin për shembull, listat e partnerëve. Një nga mangësitë e këtyre Regjistave është fakti se janë të vetmuara dhe nuk komunikojnë me njëra-tjetrën. Për më tepër kompanitë italiane, malazeze dhe shqiptare nuk janë ende të listuara dhe përdorin kritere të ndryshme klasifikimi. Gjithashtu të dhënat e integruara jepen dhe menaxhophen në mënyra të ndryshme, prandaj harmonizimi i ligjeve, taksave, e procedurave është një faktor kyç në integrimin komercial dhe industrial mes 3 vendeve.
2) EBR do të jetë harta e regjistrave të informacionit të biznesit, që do të favorizojë integrimin me kritere unike kalsifikimi.
3) Produkti i saj i tretë do të jetë analiza e sistemeve ekzistuese legjislative. EBR do të bëjë propozimin zyrtar për unifikimin e sitsemit të regjistrimit të bizneseve.
4) Një tjetër produkt do të jenë inicitivat për rritjen e kapaciteteve të institucioneve publike dhe sesionet virtuale dhe praktike të trajnimit me kompanitë, për nxitjen e bashkëpunimit dhe inovacionit.
Rezultatet e pritura:
Në rezultatet e pritura janë ndërhyrjet për përmirësimin e kuadrit ndër-kufitar dhe elementëve që ndihmojnë konkurueshmërinë e bizneseve. Regjistrat e përbashkët të biznesit do të ndihmojnë kuadrin ndërkufitar dhe faktorët që ndihmojnë konkurueshmërinë e bisneseve. Me këtë platformë bizneset e ndodhura në Itali, Shqipëri dhe Mali i Zi do të shtojnë ndërkombëtarizimin e tyre me mundësinë e aksesit në tregje të reja, hapjen e kanaleve të reja të komunikimit dhe marrjen e trajnimeve specifike. Masat do të reflektohen në një numër të madh ndërmarrjesh që do të marrin mbështejte jo-financiare dhe në numrin e organizatave në mbështetje të biznesit. Për më tepër, përmirësimi i 3 regjistrave të biznesit do të forcojë mjedisin e biznesit me aksesin e shpejtë në informacion, me transparencë e saktësi në të dhënat, duke reduktuar kostot e duke forcuar efiçencën e bizneseve, si një mjet i mirë për mbikqyrjen e tregut, monitorimit të biznesit e konkurueshmërisë.
Produktet kryesore:
- Klasifikimi kritereve të bizneseve ndër-kufitare
- Platforma Partnere e Inforamcionit (Partner Query Platform)
- Pika informacioni për kompanitë
- Kurse trajniimi e zhvillimi për punonjësit e biznesit
- Kure trajnimi për përfituesit
- Takime mes bizneseve ndërkufitare
- Marrveshje konsorciumi
INFORMACION I PËRGJITHSHËM
Aris Tasho | Zyra e Marrdhenieve me Jasht
Manaxhere e Projektit të Fuqizimit të Regjistrave të Biznesit (BRE) (A): Kavaja rruga. Bld 2/2, Tirana, Shqipëri. (M): +355 693322140 |
Edlira Prenga | Eksperte Komunikimi
(A): Edlira Prenga (M): +355696477134 (E): edlira_prenga@cci.al |
www.italy-albania-montenegro.eu
Gjuha zyrtare e projektit do të jetë anglisht
Do të jepen gjithashtu përkthime në gjuhët shqiptare, malazeze e italiane.
PARTNERET