PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Data: 12-13 Shkurt 2020
Ora : 9:30 – 13:30
.
OBJEKTIVI
Objektivi i këtij trajnimi është prezantimi i pjesëmarrësve me pjesë kyçe të legjislacionit mbi Procedurat Tatimore në Shqipëri, zbatimi në praktikë i lidhur edhe problematikat që hasin më shpesh bizneset në aktivitetin e tyre.
.
PERSHKRIMI I PROGRAMIT
Programi do të mbështetet në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqiperisë”, të përditësuar, duke përshkruar sidomos pikat më kyçe që hasin bizneset sot, siç janë:
- të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesit
- vlerësimi tatimor dhe metodat e bërjes së tij;
- kontrolli tatimor, duke sqaruar rolet, llojet e tyre, përfundimet dhe sugjerime të praktikës.
.
KUSH JANE PERFITUESIT
Përfituesit e trajnimit do të jenë te gjithe punonjesit qe i perkasin stafit te departamentit te financës përgjegjës per raportimet fiskale dhe përgatitjen e pasqyrave financiare 3.
.
METODOLOGJIA
Prezantim i anës teorike të legjislacionit
Zbatimi i legjislacionit nëpërmjet diskutimit të rasteve konkrete në praktikë
Dita 1.
- Prezantim i kuadrit të përgjithshëm të procedurave tatimore në ShqipëriTë drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesit
- Përcaktime të veçanta lidhur me natyrën e tatimpaguesve duke filluar nga regjistrimi i tyre, ndryshimet në regjistrim dhe çregjistrimi
- Mbajtja e dokumentacionit tatimor, sipas përcaktimeve ligjore:
-Magazinë në ambientet e biznesit
-Transport
-Dokumentimi i transaksioneve
- Vlerësimi tatimor dhe njoftimi i tij
- Metodat e vlerësimit tatimor
- Kontrolli Tatimor, roli i tij në sistemin fiskal
- Llojet e kontrolleve
- Strukturat e ngarkuara për të kontrolluar
Diskutime në grup lidhur me raste nga praktika për pikat më sipër.
.
Lektore: Mirjeta Emini
Mirjeta është drejtuese e departamentit të Taksës. Ajo iu bashkua PwC pas 16 viteve eksperience me KPMG dhe Boga & Associates.
Mirjeta ka një eksperiencë të konsoliduar të legjislacionit tatimor ne Shqipëri dhe Kosovë si dhe të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit, duke e bërë atë një këshilluese të mirë të klientëve vendas dhe të huaj si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë.
Mirjeta ka punuar me investitorë ndërkombëtarë të industrisë së prodhimit, në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo gjithashtu ka qenë e përfshirë në projekte të ndryshme me dhënien e konsulencës fiskale mbi çështje lidhur me tatimet e korporatave, procedurat tatimore, TVSH-në, doganat dhe tatime të tjera direkte dhe indirekte.
Gjithashtu, ajo ka ofruar shërbime të kontabilitetit, këshillimeve tatimore dhe taksave si dhe mbështetje të plotë për kompani të ndryshme gjatë procedurave të rimbursimit të TVSH-së, kontrolleve tatimore dhe proceseve gjyqësore.
Anëtarësime në shoqata profesionale:
• (Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) – Auditor Ligjor
• Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Certifikuar të Kosovës
• Partners for Change – Anëtar Bordi
• Këshilluese pranë Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit
.
PAGESA
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 8500 lek, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte. Per t’u regjistruar plotesoni formularin e aplikimit nepermjet linkut =>
Afati i fundit për të aplikuar është data 7 Shkurt 2020.
.
Kontakt: Adela
Myftari
Tel: +355 (0) 45 800
934
E-mail: adela_myftari@cci.al