Planifikimi Strategjik Financiar (PwC Albania & Kosovo)

Planifikimi Strategjik Financiar                                 (PwC Albania & Kosovo)

Planifikimi Strategjik Financiar (PwC Albania & Kosovo)

Data: 21 Janar 2020
Ora: 09:00-17:00

Objektivi

Objektivi i këtij programi trajnimi është trajtimi i koncepteve dhe parimeve të financave korporative në mënyrë interaktive. Shembuj diskutimi do të jenë pjesë e programit për të nxitur angazhimin aktiv të pjesëmarrësve në situata në planifikimit strategjik financiar.

.

Përshkrimi i Programit

Programi do të mbështetet në praktikat më të mira ndërkombëtare duke i kushtuar një vëmendje të dedikuar sfidave kryesore me të cilat përballet biznesi në planifikimin strategjik financiar siç janë:
–              kostoja e kapitalit
–             perdorimi me efektivitet i levave financiare
–             administrimi i likuiditetit
–             risku financiar

.

Kush janë përfituesit

Përfituesit e trajnimit do të jenë anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

.

Metodologjia

  •  Prezantim i anës teorike të standardeve korporative mbi planifikimin financiar
  •  Diskutimi i rasteve konkrete nga bota e financës ndërkombëtare

.

Programi

Programi i synuar do të jetë i përqendruar brenda një ditë dhe do të përmbajë temat e mëposhtme:

  • Seksioni 1: Struktura e kapitalit dhe politika e qeverisjes financiare të korporatës.
  • Seksioni 2: Menaxhimi i riskut financiar
  • Seksioni 3: Administrimi efektiv i likuiditetit
  • Seksioni 4: Dividentët dhe politika te shpërndarjes
  • Seksioni 5: Mënyrat dhe burimet e financimit
  • Diskutime mbi raste studimore nga financat ndërkombëtare.

.

Lektor:  Arlind Rama

Arlindi është menaxher i shërbimeve të konsulencës pranё PwC Albania and Kosovo.
Ka shёrbyer si Kёshilltar teknik i Kryeministrit pergjegjes per menaxhimin e Prioritetin e Qeverisё pёr Punёsimin dhe Rritjen Ekonomike. Para se t’i bashkohej kabinetit tё Kryeministrit, Arlindi ka punuar si ekonomist tek Departamenti i Kёrkimeve nё Bankёn e Shqipёrisё me specializim nё projektime makroekonomike dhe analiza tё modelimit financiar dhe ekonomik. Interesat e tij profesionale pёrqёndrohen nё hartimin dhe zbatimin e politikave te korporatave, politikёn fiskale dhe monetare, tregjet financiare, investimet strategjike dhe menaxhimin e financave publike. Njё kontribues I Rosa&Roubini Associates dhe Qёndrёs Kёrkimore pёr Evropёn Juglindore tё London School of Economics,
Arlindi mban nje Master Shkencor nё Ekonomi Financiare nga City University London, dhe eshte  Humphrey Fulbright Alumni ne Dizenjim Politikash, Humphrey School of Public Affairs, Universiteti i Minnesota-s. Ai eshte diplomuar nё Financё dhe ёshtё doktorant ne Universitetin e Tiranёs. Lektor i angazhuar ne fushen e drejtimit financiar dhe menaxhimit te riskut.

.

Pagesa: 

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 8000 leke , ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte. Per t’u regjistruar plotesoni formularin e aplikimit nepermjet linkut =>  
Afati i fundit për kryerjen e pagesës është data  16 Janar  2020.

                                                         

Kontakt: Adela Myftari

Tel: +355 (0) 45800934

E-mail: adela_myftari@cci.al

Share this post