Pjesëmarrja e Z. Jaka në “Konferencën e Nivelit të Lartë për reformimin e Inspektimeve në Ballkanin Perëndimor sipas Standardeve të BE-së”

Pjesëmarrja e Z. Jaka në “Konferencën e Nivelit të Lartë për reformimin  e Inspektimeve në Ballkanin Perëndimor sipas Standardeve të BE-së”

Pjesëmarrja e Z. Jaka në “Konferencën e Nivelit të Lartë për reformimin e Inspektimeve në Ballkanin Perëndimor sipas Standardeve të BE-së”

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z. Nikolin Jaka, mori pjesë në Konferencën Ballkanike të Nivelit të Lartë me temë “Reformimi i inspektimeve në Ballkanin Perëndimorë sipas standardeve të BE-së”, organizuar nga Inspektorati Qendror. Në këtë Konferencë u prezantuan masat për reformimin e Inspektoratit shtetëror, ngritjen e kapaciteteve profesionale me qëllim uljen e barrës administrative ndaj biznesit si dhe për ndërgjegjësimin e tij.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë mbështet çdo nisëm dhe reformë ligjore që synon rritjen e transparencës së punës së inspektorëve shtetërore dhe beson se realizimi i inspektimeve online me dokumenta të standardizuara e lista verifikimi uniformë e transparente, do të lehtësojnë më tej barrën e biznesit dhe përmirësimin e treguesit e të bërit biznes në një klimë të shëndetshme, jo vetëm për bizneset e sipërmarrjet private vendase por edhe ato ndërkombëtare.

Z. Jaka u shpreh se: “Sfida e përmirësimit të mëtejshëm të situatës së inspektimit, është edhe zgjidhja e problemit të laboratorëve, të cilët duhet të jenë të kompletuar, akredituar me standarde bashkëkohore, duke synuar njohjen reciproke me vendet e rajonit, pasi konsiderohet si pengesa kryesore për kompanitë eksportuese, sidomos për produktet ushqimore, në veçanti ato me origjine shtazore. Në kuadrin e përmirësimeve të paketës ligjore është e rëndësishme për të saktësuar që inspektimi i parë, nga çdo lloj inspektorati tek biznesi duhet të konsiderohet një inspektim këshillimor. Ky event është një qasje e re, në funksion të luftës kundër korrupsionit dhe klientelizmit dhe padyshim që do të ketë mbështetjen e plotë të sipërmarrjes. Njëkohësisht, nëpërmjet kësaj konference, synohet të arrihet të arrihet një bashkëpunim i ngushtë rajonal, per te shkembyer eksperiencat ndermjet vendeve te rajonit dhe duke tentuar unifikimin e procedurave ligjore dhe  teknike te inspektimit, konform standardeve të BE-së, duke kontribuar në formalizimin e ekonomisë dhe lëvizjen e lirë të mallrave me vendet e rajonit.”

Share this post