Përfitimet dhe implikimet nga auditimi i SME-ve
Datat: 17-18 Shtator 2019
Ora: 09:30-13:30
OBJEKTIVI
1. Të evidentohet se si auditimi i brendshëm mund të rrisë efikasitetin e brendshëm dhe të jashtëm të SME-ve;
2. Të përcaktohet se si ndikon auditimi i jashtëm në rritjen e përputhshmërinë financiare dhe ligjore të SME-ve;
3. Të përcaktohet ndikimi i funksionit të auditimit të brendshëm në shërbimet e ofruara nga audituesi i jashtëm.
PËRSHKRIMI I PROGRAMIT
Ky trajnim dy-ditor synon të rrisë rolin e profesionit të auditimit tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes praktikave të përdorura në rang ndërkombëtar, me qëllim sigurimin e cilësisë së proçesit të raportimit dhe pajtueshmërinë me standardet rregullatore. Trajnimi ofron një qasje më të thellë se si një SME mund të shfrytëzojë, në baza ditore, shërbimet e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm për rritjen e efikasitetit gjatë kryerjes së detyrave të përditshme. Ky kurs gjithashtu do të ndihmojë pjesëmarrësit të punojnë në mënyrë proaktive me audituesin gjatë gjithë proçesit të auditimit të jashtëm, duke përfshirë dhe masat paraprake që duhet të ndërmerren.
KUSH JANË PËRFITUESIT
Ky trajnim i drejtohet çdo profesionisti apo sipërmarrësi, interesi i të cilit është të rrisë efikasitetin dhe cilësinë e aktiviteteve ditore. Lista e mëposhtme është e plotë për përfituesit kryesorë të trajnimit:
– Administratorët ligjorë;
– Drejtorët ekzekutivë / manaxherët;
– Drejtorët e Financës dhe Kontabilitetit;
– Personeli i zyrës së financës dhe kontabilitetit;
– Udhëheqësit / profesionistët e funksioneve të auditimit të brendshëm të ngritura rishtazi.
METODOLOGJIA
Ky trajnim do të kryhet nëpërmjet qasjeve praktike, në përputhje me praktikat e përdorura nga shoqëritë e auditimit dhe këshillimit financiar “Big Four”, me qëllim harmonizimin e kërkesave të SME-ve me standardet rregullatore të profesionit të auditimit. “Teknika e bazuar në rrezik” dhe “praktika më e mirë” do të jetë shtylla kryesore e trajnimit me qëllim detajimin e implikimeve dhe përfitimeve të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm. Kërkesat e profesionit të auditimit do të bazohen në standardet ndërkombëtare, përkatësisht në IPPF dhe ISA, të hartuara dhe miratuara nga Instituti i Auditorëve të Brendshëm dhe Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve.
DITA 1.
Tema 1: Koncepti i Funksionit të Auditimit të Brendshëm dhe si mund të shfrytëzohet ai nga SME-të.
• Përshkrimi i Funksionit të Auditimit të Brendshëm;
• Kërkesat për profesionistët që ushtrojnë auditimin e brendshëm;
• Funksioni i auditimit të brendshëm kundrejt shërbimeve të auditimit të brendshëm.
Tema 2: Përfitimet e auditimit të
brendshëm për SME-të.
• Si mund të rrisë një SME cilësinë e veprimtarisë së saj përmes shërbimeve të
auditimit të brendshëm?
Tema 3: Si mund të përvetësohet
teknika e “praktikës më të mirë” nga manaxhimi?
DITA 2
Tema 1: Koncepti i audituesit të jashtëm
• Dallimet midis audituesit të brendshëm dhe atij të jashtëm;
• Si mund të përfitojë një SME nga një auditim i pavarur?
Tema 2: Masat paraprake përpara fillimit të auditimit të jashtëm
• Përgatitja e një plani veprimi;
• Teoria e mikro-manaxhimit.
Tema 3: Ndikimet e funksionit të auditimit të brendshëm në shërbimet e auditimit të jashtëm
• Manaxhimi financiar – çfarë mund të kërkoni nga një auditues i jashtëm.
LEKTORE: Msc. Ezida Dako
Ezida ushtron aktualisht profesionin si Manaxhere Auditimi pranë një Audituesi Ligjor, i çertifikuar sipas standardeve të IEKA-s. Gjithashtu, ajo është e angazhuar si Pedagoge e Jashtme në Fakultetin e Ekonomisë, pranë Universitetit të Tiranës, e specializuar në lëndët e kontabilitetit dhe financës, duke shërbyer gjithashtu si mentore gjatë proçesit të diplomimit. Gjatë përvojës së saj si audituese, duke përfshirë dhe eksperiencën e saj në Deloitte Albania dhe Kosovo, ajo ka vepruar si drejtuese e ekipeve të auditimit kryesisht për bankat e nivelit të dytë dhe subjektet që i përkasin sektorit industrial në Shqipëri. Ajo ka kontribuar gjithashtu në ofrimin e shërbimeve profesionale për entitete shumëkombëshe me qëllim lehtësimin e proçesit të raportimit financiar dhe zhvillimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm. Ezida është në proces të certifikimit si audituese pranë Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar (ACCA) që nga Mars 2017 dhe rishtazi i është bashkuar rrjetit global të Institutit të Audituesve të Brendshëm si anëtare.
PAGESA
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 7500 Leke. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte. Afati i fundit i aplikimit eshte data 13 shtator.
Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit ==> https://goo.gl/forms/NBaMwdiJQppqnOWu2
Kontakt: Ornela Sulce
Tel: +355 (0) 45 800 934
E-mail: ornela_sulce@cci.al