Pasaportë Shërbimi
-
Dokumentacioni i nevojshëm për pajisjen e biznesmenëve me pasaportë shërbimi
Për t’u pajisur me pasaportë anëtari i Dhomës duhet të plotësojë detyrimisht këto kritere:
- Kapitali qarkullues vjetor jo më pak se 100 milion lekë ( të reja ) në vit.
- Të ketë punësuar jo më pak se 10 persona ( për vitin paraardhes si dhe periudha ne vazhdim).
- Të jetë anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe të ketë shlyer detyrimet tatimore dhe ato doganore sipas rastit.
Pasaporta e shërbimit jepet vetëm për një përfaqësues të subjektit.
Dokumentat që duhet të përmbajë dosja:
-I drejtohet Kryesisë së Dhomës përkatëse një kërkesë për pajisjen me pasaportë, e firmosur nga drejtuesi më i lartë funksional i shoqërisë (president i firmës,drejtor i përgjithshëm etj). Kërkesa plotësohet me të dhënat si më poshtë:
-Të dhëna përshkruese mbi veprimtarinë e anëtarit (lloji i aktivitetit, kapitali qarkullues në vit) dhe synimet për të ardhmen, të dhëna mbi personat e punësuar (numri, kualifikimet, etj), të dhëna mbi veprimtarinë eksportuese dhe marrëdhëniet me subjekte biznesi të huaja;
-Adresa e plotë, numrat e telefonit, faksit, adresa elektronike (nqs.ka);
-Emri, mbiemri dhe pozicioni i përfaqësuesit për t’u pajisur me pasaportë shërbimi.
Kërkesës i bashkëlidhen dokumentet si më poshtë:
- Ekstrakt i QKR.
- Vërtetim nga dega e tatim taksave në rreth për shlyerjen e detyrimeve tatimore për dy vitet e fundit dhe vitin në vazhdim (2015, 2016, e në vazhdim 2017);
- Vërtetim nga dega e doganave në rreth për shlyerjen e detyrimeve doganore për 2 vitet e fundit( 2015, 2016 ) dhe vitin ne vazhdim (në qofte së ka pasur shlyerje);
- Vërtetim nga dega e tatimeve në rreth për kapitalin qarkullues vjetor që realizon më shumë se 100.000.000 lekë.
5.Vërtetim nga sigurimet shoqërore për numrin e personave të punësuar për vitin 2016 dhe periudhën në vazhdim.
- Certifikate lindje e përfaqësuesit;
- Vërtetim nga zona administrative mbi banimin e përfaqësuesit (njësia administrative përkatëse).
- Dëshmia nga organet hetimore në rreth që personi nuk është nën hetim dhe nuk ka borxhe (Prokurori, Gjykate e Rrethit, Përmbarim);
- Dëshmi penaliteti të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.
- CV e shkurtër e përfaqësuesit;
- Dëshmi të zotërimit të gjuhëve të huaja (nëse ka);
- Fotokopje e dokumentit te identifikimit (kartës se identitetit);
- Certifikatë e anëtarësimit në Dhomën e Tregtisë Tiranë për vitin 2017 (fotokopje).
Pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë duhet të dorëzohet dosja në dy kopje, njëra me dokumentat origjinale dhe tjetra me fotokopje.
Vërtetimet duhet të merren brenda muajit kur paraqitet dosja pranë Dhomës së Tregtisë. Anëtarësimi në Dhomë duhet të jetë i kategorisë VIP.
Tarifa e shërbimit është 10 000 lekë.
Kontakt:
Tel: +355 45 800 931
Cel: +355 695169389
Email: nevila_konomi@cci.al