Panairi AGRO-MASHOV datë 5-6 Shtator 2022 në Izrael
Në datat 5-6 shtator 2022 do të zhvillohet në Tel Aviv, Izrael, Panairi Agro-Mashov, një nga panairet më të rëndësishëm të Agro&Cleantech në Izrael, ku pritet të marrin pjesë shumë personalitete vendimmarrëse nga sektori publik dhe privat. Bashkëlidhur, broshura përkatëse.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë panair dhe krijimi i një pavijoni kombëtar do të ishte një mundësi unike për të prezantuar produktet shqiptare, iniciuar projekte bashkëpunimi në të ardhmen mes pjesëmarrësve, si dhe promovuar arritjet e qeverisë shqiptare në fushën e bujqësisë. Informojmë gjithashtu se, Përfaqësia jonë në Tel Aviv është kontaktuar dhe informuar për sa më sipër nga disa biznesmenë shqiptarë të cilët janë ftuar të marrin pjesë në këtë event.
Për më shumë informacione dhe detaje mbi këtë aktivitetet, përpos broshurës bashkëlidhur, mund të komunikohet me përfaqësuesin e palës organizatore, Z. Gabriel Hayon, Presidentin e Institutit Diplomatik, nëpërmjet adresës elektronike info@DiplomaticInstitute.org dhe numrit të kontaktit +972 (0) 50 606 2000, si dhe mund të konsultohet faqja zyrtare e eventit: http://www.DiplomaticInstitute.org