Paketa e re fiskale/ Trajnim për “Ndryshimet e Ligjit të Proceduarve Tatimore”
Në datat 20 dhe 21 qershor, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë do të zhvillojë trajnimin mbi “Ndryshimet e Ligjit të Proceduarve Tatimore”.
Në këtë trajnim, pjesëmarrësit do të njihen me:
- Ndryshimet e fundit të ligjit Nr 9920 “Për Procedurat Tatimorene RSH” (PAKETA E RE FISKALE 2023).
- Ndryshimet e fundit të ligjit Nr 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në RSH”, i ndryshuar.
- Ligj Nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar
- Trajtimi fiskal i OJF ve
- Ligji Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit” (Fiskalizimi) ndryshimet në sistemin e Fiskalizimit. Procedura që duhet të ndjekin tatimpaguesit me kalimin e librave të shitjes dhe të blerjes online.
Metodologjia
Pjesëmarrësit do të inkurajohen të diskutojnë raste praktike mbi të cilët ata kanë njohuri apo të diskutojnë mbi probleme që mund t’u lindin për shkak të politikave tatimore ose të administrimit të tatimeve përkatëse.
Lektor
Arben Hasani, me detyrë përgjegjës i TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, mbart një eksperiencë të konsoliduar në fushën e legjislacionit tatimor në Shqipëri.
Ai gjithashtu ka qenë i përfshirë në projekte të ndryshme, duke ofruar asistence mbi konsulencën fiskale, me çështje lidhur me tatimet e korporatave, procedurat tatimore, TVSH-në, tatime të tjera direkte dhe indirekte.
Me një eksperience të konsiderueshme si lektor në fushën e trajnimeve që nga viti 2017, gjithmonë me çështje që lidhen me ndryshimet ligjore në drejtorinë rajonale, ka ofruar shërbime të kontabilitetit, këshillimeve tatimore dhe taksave, si dhe mbështetje të plotë për kompani të ndryshme gjatë procedurave të rimbursimit të TVSH-së, kontrolleve tatimore dhe proceseve gjyqësore.
Për më shumë informacion, ju lutem lexoni programin e trajnimit
Për t’u regjistruar, plotësoni formularin e aplikimit
Ajsela TELI
Drejtuese e Trajnimeve
Rruga e Kavajës, Tiranë
Tel: +355 (0) 45 800 934 | Cel: +355 69 9712964
E-mail: ajsela_teli@cci.al| Web: www.cci.al