PAKETA E RE FISKALE 2023
I nderuar Sipermarres,
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dëshiron të jetë më pranë jush duke ju informuar në lidhje me ndryshimet e fundit legjislative, ndaj ju ftojmë të bëheni pjesë e Trajnimit që ky institucion zhvillon mbi:
TEMA: “PAKETA E RE FISKALE 2023”
NDRYSHIMET E LIGJIT TE PROCEDURAVE TATIMORE
DATAT: 15-16 SHKURT
ORA: 16:30-19:30
Përshkrim i Trajnimit
Në trajnim do të trajtohen çeshtjet lidhur me:
Ndryshimet e fundit të ligjit Nr 9920 “Për Procedurat Tatimore në RSH” (PAKETA E RE FISKALE 2023).
Ndryshimet e fundit të ligjit Nr 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në RSH”, i ndryshuar.
Ligj nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat i ndryshuar” bashkimi me perthithje i kompanive.
Ndryshimet
Ligji Nr. 9920 “Për Proçedurat tatimore në RSH”
Përkufizimet e reja tatimore
Tatimpaguesi rezident dhe jorezident
Regjistri i individëve
Tatimpaguesi rezident dhe jorezident
Dokumentimi dhe mbajtja e llogarive për qëllime tatimore
Detyrimi për të depozituar paratë (kartëmonedhat dhe monedhat) në llogarinë bankare
Limiti i arkës
Detyrimi i palëve të treta për të dhënë informacion
E drejta për të nxjerrë njoftimin e vlerësimit tatimor
Identifikimi i personave, që ushtrojnë veprimtari tregtare pa u regjistruar.
Përdorimi i metodave alternative të vlerësimit në rastet e veprimeve për shmangien e tatimit dhe abuzimit me parimet e ligjit tatimor
Kontrolli Tatimor
Raporti i kontrollit tatimor
Njoftimi dhe kërkesa për të paguar
Detyrimi per tu paraqitur
Procedurat për deklarimin e detyrimit tatimor si të pambledhshëm
Struktura dhe funksionet e njësive të hetimit tatimor
Struktura dhe funksionet e Drejtorisë së Verifikimit dhe Koordinimit në Terren
Mospagimi i kësteve të tatimit mbi fitimin korporativ dhe mbi të ardhurat personale
Mosmbajtja e saktë e librave
Mosdeklarimi i punonjësve dhe fshehja e pagës
Mallrat e pashoqëruara me dokumente tatimore
Shkeljet për moslëshimin e faturave dhe të faturave shoqëruese
Shkeljet në procedurën e fiskalizimit të faturave dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit
Pengimi i kontrollit ose hetimit tatimor
Ligjin Nr 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në RSH”, i ndryshuar,
Përjashtime të veçanta në import
Furnizime të përngjashme me eksporte
Rimbursimi i TVSH-së
Regjimi i veçantë për bursën shqiptare të energjisë
Pagesa e TVSH-së
Transferimi i veprimtarisë ekonomike
Ligj nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat i ndryshuar” (Riorganizimet e biznesit)
Bashkim me përthithje.
Shkëmbim i aksioneve ose kuotave
Shkrirje/bashkimet
Vlerat për qëllime tatimore
Transferimi i aktiveve të biznesit dhe tatueshmëria e tyre
Metodologjia
Pjesëmarrësit në trajnim do të inkurajohen të diskutojnë raste praktike mbi të cilët ato kanë njohuri apo të diskutojnë mbi probleme që mund t’i lindin atyre për shkak të politikave tatimore ose të administrimit të tatimeve përkatëse.
Lektor
Z. Arben Hasani me detyrë Përgjegjës i TVSh-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, me një eksperiencë të konsoliduar ne fushën e legjislacionit tatimor ne Shqipëri, njohuri mbi interpretimin e ligjeve fiskale dhe TVSH-n, këshillues i klientëve vendas dhe të huaj .
Ai gjithashtu ka qenë i përfshirë në projekte të ndryshme duke ofruar asistence mbi konsulencën fiskale, me çështje lidhur me tatimet e korporatave, procedurat tatimore, TVSH-në, tatime të tjera direkte dhe indirekte
Me një eksperience të konsiderueshme si lektor në fushën e trajnimeve që nga viti 2017, gjithmonë me çështje që lidhen me ndryshimet ligjore në drejtorinë rajonale dhe në Studion Private Parid. Ka ofruar shërbime të kontabilitetit, këshillimeve tatimore dhe taksave si dhe mbështetje të plotë për kompani të ndryshme gjatë proçedurave të rimbursimit të TVSH-së, kontrolleve tatimore dhe proçeseve gjyqësore.
Afati i Aplikimit
14 Shkurt
Per me shume informacion, ju lutem plotësoni fomularin:
Formular Aplikimi Paketa e Re Fiskale 2023 dhe Ndryshimet
Faleminderit!
Me respekt
Ajsela TELI
Drejtuese e Trajnimeve
Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane
Rruga e Kavajes, Bld 2/2
1001 Tirana, Albania
Tel: +355 (0) 45 800 934 | Cel: +355 69 9712964
E-mail: ajsela_teli@cci.al| Web: www.cci.al