Our Capitalisation Leaders
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është cilësuar si një ndër partneret më të suksesshëm në thirrjen e parë për projekte të Programit Interreg Itali – Shqipëri- Mal i Zi dhe renditet në krye të listës së kapitalizimit të nisur në muajin shkurt 2022.
Krahas situatës së krijuara nga pandemia globale COVID-19, e cila ishte një periudhë e vështirë për të gjithë, DhTIT arriti të kapercente me sukses çdo vështirësi duke arritur rezultate shumë të mira në përfaqësim ndërkombëtar me projektet që kishte në zbatim, një ndër projektet më të suksesshme i cili u cilësua edhe Best practice në tryezat Evropiane ishte edhe projekti BRE, ku DhTIT mban rolin e Partnerit Lider.
Nisur nga implementimi i suksesshëm dhe arritjet e larta në realizim e projekteve ku DhTIT është partner, e fituan mundësinë e aplikimit në proçesin e kapitalizimit, fazë të cilën sërisht DhTIT e kaloi me sukses duke qënë FITUESE për Projektet Inerrant, Histek, Innotourclust dhe BRE,!
Duke zbatuar me rigorozitet kohën në dispozicione përgatitjen me kujdes të dokumentacioneve përkatëse këto aplikime rezultuan fituese në veprimet e kapitalizimit të ndermarra dhe janë gati për të filluar zbatimin e tyre.