Oficeri Administrativ për Koordinimin dhe Drejtimin e Projekteve

Oficeri Administrativ për Koordinimin dhe Drejtimin e Projekteve

Oficeri Administrativ për Koordinimin dhe Drejtimin e Projekteve

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është person juridik, që nuk ushtron veprimtari fitimprurëse. Dhoma brënda kompetencave të përcaktuara në ligjin “Për Dhomat e Tregtisë” është e pavarur në realizimin e objektit kryesor të veprimtarisë së saj si dhe në ushtrimin e detyrave të caktuara.  Dhoma ushtron  brënda territorit të Qarkut Tiranë funksione në mbështetje të interesave të përgjithshme ekonomike të anëtarëve të saj me përjashtim të kompetencave që ligji ia njeh administratës shtetërore dhe asaj lokale. Gjatë veprimtarisë së saj Dhoma nxit veprimtarinë tregtare dhe insustriale në territorinn e Qarkut si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me vendet e tjera. Dhoma shkëmben vazhdimisht informacione me administratën publike në nivel qëndror dhe lokal për nxitjen dhe zhvillimin e bizneseve në territorin ku ushtron veprimtarinë.  Një objekt tjetër i veprimtarisë së Dhomës është promovimi dhe realizimi i shërbimeve me interes të përgjithshëm në dobi të anëtarëve të saj dhe sipërmarrjes në përgjithësi.

Ndër kompetencat kryesore të Dhomës janë:

  1. Ndërmarrja e veprimtarive që i shërben nxitjes dhe mbrojtjes së tregtisë dhe industrisë në përputhje me objektin e veprimtarisë së saj dhe legjislacionit në fuqi;
  2. Dhënia e mendimeve, propozimeve dhe vlerësimeve për nismat ligjore apo politikat publike të ndërmarra nga administrata qëndrore, vendore dhe subjekte të tjera publike përmbajtja e të cilave prek interesat e sipërmarrësve;
  3. Informimi i autoriteteve përkatëse shtetërore për çështje të ndryshme me qëllim parandalimin e konkurrencës së pandershme;
  4. Mbikqyrjen e zbatimit të rregullave të pjesmarrjes në panaire ndërkombëtare jashtë vendit nga subjektet tregtare që përfaqësojnë Shqipërinë;
  5. Organizimin e panaireve me karakter lokal, kombëtar ose ndërkombëtar;
  6. Nxit dhe ndihmon anëtarët e Dhomës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare dhe civile nëpërmjet rrugës së ndërmjetërisimit dhe arbitrazhit ejt.

Për arritjen e objektivave të saj Dhoma bashkëpunon me administratën publike, me institucione ndërkombëtare si dhe me shoqata dhe organizata të biznesit vendas dhe të huaj.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është një institucion mjaft aktiv në zbatimin e projekteve të financuara nga donatorë të ndrydhëm ndërkombëtar, kryesisht nga Bashkimi Evropian. Në vitet e fundit numri i projekteve në të cilën Dhoma merr pjesë si partner është rritur ndjeshëm, si rrjedhojë është bërë e nevojshme edhe shtimi i stafit të brëndshëm të Dhomës.

Në këto rrethata Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë shpall një vënd pune vakant për pozicionin e Oficerit Administrativ për Koordinimin dhe Drejtimin e Projekteve i cili do të aktivizohet në projekte të ndryshme të financuara nga donatorë të huaj, kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Detyrat kryesore të Oficerit Administrativ për Koordinimin dhe Drejtimin e Projekteve do të jenë:

  1. Koordinimi i punës së punonjësve te sektorit financiar te projekteve dhe ekspertëve të kontraktuar nga DHTIT gjatë zbatimit të projekteve;
  2. Kontrolli mbi ecurinë e projekteve; periudhat e raportimit, formatet e raportimit;
  3. Përgatitja e raporteve të drejtuara Organeve Drejtuese të DHTIT, Donatorëve dhe organeve të tjera që janë përgjegjëse për kontrollin e projekteve të ndryshme, si psh raporte financiare dhe raporte narrative;
  4. Hartimi i dokumentave dhe analizave të tjera në kuadër të projekteve në bashkëpunim me Koordinatorët e Projekteve dhe me stafin e angazhuar në projekt;
  5. Marrja pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga DHTIT në kuadër të projekteve;
  6. Pjesëmarrje aktive gjatë proçeseve të aplikimit për projekte të reja;
  7. Ndihmon në përgatitjen e dokumenteve të tenderave në përputhje me kërkesat e BE-së;
  8. Ndihmon në përgatitjen e raporteve të vlerësimit, raporteve vjetore të projektit dhe përditësimit të projekteve;
  9. Organizimi i një sistemi arkivimi, mbajtja e shënimeve dhe dosjeve në përputhje me politikat e BE dhe legjislacionin shqiptar;
  10. Bashkëpunon me Koordinatoret e Projekteve dhe partneret e tjerë në çështjet financiare dhe administrative dhe sigurohet që të gjitha transaksionet administrative dhe financiare të kryhen siç duhet në përputhje me kërkesat e BE;
  11. Detyra të tjera të caktuara nga ana e drejtuesve të të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë;
  12. Monitorimi i shpenzimeve financiare dhe konformitetit të tyre me rregullat e donatoreve;
  13. Koordinon përgatitjen e materialeve të jashtme të auditimit dhe raportimit të jashtëm financiar;
  14. Zbaton kontrolle të sistemit aktual financiar si dhe propozon sistemet e reja financiare dhe zhvillon procedura për përmirësimin e sistemeve ekzistuese;
  15. Përgjegjës për këshillimin mbi menaxhimin financiar të projekteve ne zbatim;
  16. Zbatimi i detyrave konkrete të ngarkuara rast pas rasti të lidhura me administrimin e projekteve;

Kriteret që duhet të plotësojë aplikanti janë:

  1. Të jetë i dipllomuar në Shkencat Ekonomike ose Shkenca Juridike.
  2. Të ketë të paktën 7 vite eksperiencë pune.
  3. Të ketë eksperienca të mërparshme pune në role drejtuese.
  4. Të ketë eksperienca të mëparshme në projekte të financuara nga donator vëndas ose të huaj.
  5. Njohje e mirë e gjuhës Angleze.
  6. Njohje e mirë e kompjuterit.

Të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë brënda datës 08/06/2018, CV-të e tyre në një zarf pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në adresën Rr. e Kavajes, Nd.2, H.2. Zarfi duhet të jetë i mbyllur dhe mbi të duhet të vendoset emri dhe mbiemri i aplikantit si dhe emri i pozicionit për të cilin aplikon.

Aplikantit fitues do ti kërkohen dokumenta shtesë për të mbështetur eksperiencën dhe kualifikimet e deklaruara në CV.

Share this post