Objektivat e DHTIT për Vitin 2020

Objektivat e DHTIT për Vitin 2020

Objektivat e DHTIT për Vitin 2020

Vlerat e realizimit të këtyre objektivave bazohen në :

                             Integritet, Profesionalizëm dhe Transparencë

1.    Ndërmarrja e aksioneve konkrete që mbështesin nxitjen e një ekonomie konkurruese ne tregun rajonal.

Prioritetet:

Ø  Ndermarrja e aksioneve qe promovojne zhvillimin e një biznesi konkurrues dhe të gjelbër.

Ø  Promovimi i bizneseve që janë të angazhuar në veprimtari prodhuese  dhe qe respektojne normat dhe standardet mjedisore, të njohura si praktika të biznesit të gjelbër;

Ø  Lançimi i ketyre bizneseve përmes faqes së internetit të Dhomës dhe të tjera materialeve promovuese për anëtarët dhe shoqata qe punojne per biznesin e gjelbër;

Ø  Ndërmarrja e programeve të edukimit dhe trajnimit, dhe identifikimi i praktikave më të mira për qëndrueshmërinë e këtyre bizneseve;

Ø  Organizim eventi Ekonomia e Gjelber” per te promovuar praktikat me te mira te sipermarrjeve që mbështesin ekonominë e gjelbër;

Ø  Ngritja e komisionit ad-hocper një analize të hollesishme  të kosto-perfitimeve  nga marreveshja CEFTA,  nje rishikim i tarifave për mallrat e importit që subvencionohen nga vendet fqinjë, pasi prodhimet tona behen jo konkurruese;

Ø  Pjestare aktive ne mbeshtetjen e aktiviteteve te forumit ekonomik mbareshqiptar;

Ø  Ndermarrja e aksioneve per promovimin e produkteve “ Made in Albania”;

Ø  Realizimi i një komunikimi interaktiv me diplomacine ekonomike, për të nxitur investime te ndersjella dhe diversifikim te eksporteve, organizime te foumeve te biznesit B2B qe i sherbejne internacionalizmit te sipermarrjes shqiptare;

Ø  Rrita e bashkepunimit me partnerët e huaj, zgjerimi i bashkepunimit me dhomat homologe, perfaqësuesve të diasporës ekonomike dhe akademikë, për të koordinuar dhe ndërmarrë aktivitete në interes të nevojave të ekonomisë dhe biznesit shqiptar;

Ø  Bashkepunim dhe komunikim aktiv me perfaqesuesit e autorizuar te DHTIT ne vendet e huaja, qe sherbejne si nje ure lidhese per bashkepunimin me diasporen dhe biznesin  e huaj;

2.    Të ofrojmë një portofol shërbimesh dhe produktesh cilësore në dobi të nevojave të anëtarësisë për sektorin e

 industrive prodhuese,energjise, agroturizmit etj.

Ø  Rivlerësim i të gjitha programeve  dhe shërbimeve të Dhomës, fuqizim i kapaciteteve teknike, për të ofruar cilësinë dhe llojshmërinë e shërbimeve për anëtarësinë e saj;

Ø  Rritja e cilësise dhe aftësisë menaxhuese të Departamentit te projekteve, për t’u bërë jo thjeshtë përfitues të projekteve të ofruara në kuadër rajonal, ndërkufitar ose IPA, por për të rritur impaktin e tyre në përfitim të biznesit të këtij sektori, drejt zhvillimit te ekoinovacionit dhe konkurueshmerise dhe me synim per te rritur aftesine thithese te projekteve te dhomes ne vlere prej 568 mije EURO ;

Ø  Intensifikim i marrëdhënieve me mediat per te prezantuar aktivitetet e ndermarra ne promovimin e sipermarrjes, për të sjellë shembujt dhe praktikat më të mira të bizneseve, në veçanti të atyre start-up;

Ø  Ndërmarrja e anketimeve  dhe vlerësime lidhur me cilësinë e shërbimeve që ofron DHTIT per sipermarrjen dhe partneret e saj;

Ø  Një zë me i fuqishëm dhe ndërmarrja e nismave  me propozime konkrete për politikat publike dhe iniciativa të biznesit që ndikojnë në rritjen e konkurrueshmërisë dhe klimes se te berit biznes;

Ø  Skedulim i eventeve dhe mënyra të ndryshme organizimi si: mëngjese pune, dreka, forume, pjesëmarrje për konsultim për programe kombëtare, panaire, ekspozita, konferenca të dedikuara etj;

Ø  Publikim i axhendave për çështje të biznesit duke afirmuar njëkohësisht qëndrimet e DHTIT mbi çështjet kyçe ekonomike duke përfshirë taksat, kualifikimin, punësimin,  kujdesin shëndetësor, ne sektoret si  agro-industria, turizmi, energjia, infrastruktura, transporti, mjedisi dhe zhvillimin ekonomik në tërësi;

3.    Mbështetje për gjeneratën e re, për krijimin e liderëve të biznesit

Ø  Mundësia e krijimit të fondit të sipërmarrjes nga anëtarët e Dhomës me qëllim mbështetjen e ideve të reja për biznes, kjo në fusha specifike si agro-përpunimi, riciklimi,  energjitë e rinovueshme, ICT  turizmi;

Ø  Promovimi  i bizneseve të suksesshme ÇIT aëards, si shembull frymëzimi për të tjerët.

Ø  Zhvillimi i partneriteteve, me qeverine, donatore dhe organizata te shoqerise civile  per stimulimin e bizneseve start-up.

Ø  Promovimi i lidershipit të grave sipërmarrëse, si pjesa me aktive dhe dinamike e DHTIT;

Ø  Hapja e  një rubrike on line, duke prezantuar profilet e grave të suksesshme, si dhe për të evidentuar problematikat që ato hasin lidhur me klimën e biznesit dhe kuadrin ligjor ekzistues në mbështetje të tyre;

Ø  Organizimi i forumit ekonomik te gruas sipermarrese;

Ø  Bashkëpunim me universitetet dhe institucionet kërkimore shkencore për të  hartuar programe promovuese për studentë të talentuar dhe inovatorë;

Ø  Organizmi i kurseve të trajnimit  për biznese start-up, studente te diplomuar qe kane vullnetin per venien ne jete te projekteve inovative;

Ø  Organizim i Festivalit  Veror te talenteve biznes;

Ø  Organizimi i seminareve dhe programeve edukuese sipas nevojave të anëtarëve të Dhomës, sipas nje kalendari vjetor trajnimesh 2020, ku risi perbejne futja e moduleve te reja te trajnimit si per ;grate sipermarrese; energjite e rinovoueshme,ekonomia e gjelber dhe per strt-up;

Ø  Në bashkëpunim me shkollat e mesme, dhe universitetet, kryesisht me shkollat profesionale, universitete politeknike, për organizimin e seminareve të ndërgjegjësimit, dhe promovimit të ideve innovative dhe për zhvillimin e kulturës per bizneset Start-up.

Share this post