NJOFTIM PER SHTYP Zhvillohet takimi i përbashkët të partnerëve të projektit HISTEK -Teknik e Lartë e Specializuar sipas KETs (Teknologji Kyce të Aftësimit)
29-30 Tetor 2019, Durrës
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë mori pjesë në takimin e përbashkët të partnerëve në kuadër të Projektit HISTEK- Teknik e Lartë e Specializuar sipas KETs (Teknologji Kyce të Aftësimit). Projekti HISTEK financohet nga Programi INTERREG IPA CBC ITALY-ALBANIA MONTENEGRO me fondet e Bashkimit Evorpian.
Takimi dy ditor u zhvillua në Durrës. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të partnerit kryesor si dhe partnerët e tjerë të projektit respektivisht; Ministria e Arsimit, Mal i Zi, Dhoma e Ekonomisë Mali i Zi, PKCG, FOUNDATION ITS “ANTONIO CUCCOVILLO”, ITS CUCCOVILLO, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Artisanship and Agriculture në Bari- CCIAA Bari, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Fakulteti i Biznesit, Shqipëri- UAMD, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë – CCIT si dhe partnerë mbështetës, Ministria e Arsimit, Itali.
Takimi i zhvillua sipas axhendës së miratuar nga të gjithë partnerët e projektit.
Ditën e parë më 29 tetor u zhvillua Takim i Komitetit drejtues i projektit. Organizatorët Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës mbajtën fjalën përshëndetëse të takimit ku falenderoi pjesëmarrësit dhe vlerësoi bashkëpunimin midis partnerëve. Në këtë takim u diskutua mbi -Raportet teknike, -Plani i Prokurimeve të Raporteve Financiare, – kohëzgjatjen e projektit, – Ndryshimet e buxhetit si dhe u planfikua Komiteti Drejtues i radhës.
Ditën e e dytë 30 tetor. Gjatë kësaj ditë axhenda ishte përshtatur për diksutime më të detuajuara mbi ecurinë e zbatimit të projektit. Përfaqësuesit e partnerëve respetivë, prezantuan dhe disuktuan mbi ecurin e projektit për secilin partner, zbatimin e paketave të punës. Një vend të vecantë në diksutim, ju rezervua Kurrikulës (kursi i ri arsimor) trepalesh( IT-AL-ME) i cili do tëe vihet në zbatim pas përfundimit të projektit. Ky kurs ose kurikul do të bëj të mundur trajnimin e teknikeve të lartë të specializuar duke ofruar përgatitje të avancuar teknike, vecanërisht të fokusuara në Teknologjite Kyce të Aftësimit (KET). KET’s janë konsideruar thelbësore për rritjen dhe punësimin pasi ato mundësojnë bazat për inovacionin në një gamë të gjerë të industrive. Gjithashu, edhe cështja e marrëveshjes së Konzorciumit u diskutua gjatë takimit.
Në pjesën e fundit të ditës së dytë u trajtuan vështirësitë si dhe planin e punës për periudhën e 5 të zbatimit të projektit. Në fund të takimit u vendos planifikimi i mbledhjes së ardhme. Një nga objektivat e projektit HISTEK është ofrimi i një përgjigje efektive dhe të qëndrueshme SME-ve për sa u përket sfidave të inovacionit kundër krizës ekonomike.