Njoftim për shtyp

Njoftim për shtyp

Event ndërgjegjësues me temë “Mjetet për zhvillimin e bioekonomisë” 7 Qershor 2019 – Vlorë.

Të premten, më 7 Qershor 2019, në ambjentet e Qendrës së Transferimit Teknologjik Bujqësor në Vlorë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizoi një Event ndërgjegjësues  me temë “Mjetet për Zhvillimin e Bioekonomisë”, në të cilën morën pjesë përfaqësues të bizneseve nga sektori i prodhimit të vajit të ullirit dhe nga Qendra e Transferimit Teknologjik. Ky event erdhi në kuadrin e projektit ” Ekosistemi i inovacionit ndërrajonal Balkan Med për maturimin dhe integrimin e ideve sipërmarrëse inovatore në sektorin agroushqimor ” me akronim “AGROINNOECO”. Projekti mbështetet nga Programi Adrion Interreg financuar nga Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal dhe Fondi IPA II, ku Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë merr pjesë si Përfituese Projekti.

Qëllimi kryesor i këtij eventi ishte propagandimi i idesë së projektit dhe ndërgjegjësimi i pjesëmarrësve mbi mjetet e rëndësishme që do të gjenerohen nga “Plani i Veprimit” në kuadër projekti.

Znj. Viola Xhindi, Drejtore e Departamentit të Projekteve në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, përshëndeti të pranishmit dhe theksoi angazhimin e Dhomës në një projekt të tillë me qëllim mbështetjen e zhvillimit të ideve inovatore.

Më pas, z. Arbi Hoxha, Koordinatore e projektit AGROINNOECO, prezantoi idenë e projektit,  përshkroi dhe situatën aktuale të ekosistemit në Shqipëri dhe përmendi sfidat me të cilat përballen bizneset e sektorit me menaxhimin dhe rëndësinë e zhvillimit të ideve inovatore. 

Më pas fjalën e mori drejtoresha e Qendrës për Transferimin Teknologjik të Bujqësisë – Vlorë, znj. Aulona Veizi e cila përgëzoi projektin dhe shprehu interesin dhe gatishmërinë e institucionit të saj për të bashkëpunuar për një projekt të tillë .

Për çdo informacion në lidhje me projektin dhe veprimet e tij, lutemi të kontaktoni z. Arbi Hoxha, Tel. +355 (0) 45 800 936, e-mail: arbi_hoxha@cci.al

Share this post